Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë; 27.10.2017 ora 13,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e ; e XII-të e Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll të zhvilluara me datë 24-25.10.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ DRENICA “ nga Skenderaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizim (motivi – manifestim i sjelljeve josportive nga ana e spektatorëve për fyerje, sharje dhe hedhje e fishekzjarrëve në fillim të ndeshjes nga tribuna lindore, ku si rrjedhojë pati ndalje të lojës në minutat ; 20,23 dhe 35, hedhje e shisheve PVC në fushë si dhe fyerje në kor në minutën e 64, ku një grup i tifozerisë tentuan të kalojnë rrethojën por falë intervenimit të shpejtë të policisë nuk erdhi deri të më e keqja, raste të hedhjes së fishekzjarrëve dhe shisheve plastike PVC pati edhe nga tribuna perëndimore në disa raste mbi bankinën e ekipit mysafir) në ndeshjen e javës së XII-të të VALA SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj me datë 24.10.2017 ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Skenderaj) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave (lëndës – vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor). Kërkohet deklarata – raporti plotësues nga zyrtarët e klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skenderaj – personi për siguri i asaj ndeshje z. Ruzhdi Koca lidhur me rastin. Afati datë 01.11.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 1. )
VISAR GOJNOVCI ; lojtar i klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova, me numër të ID kartelës ; 004355M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 69, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar në Koretin të Dardanës (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar), në mungesë të deklaratës nga ana e lojtarit të përjashtuar;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor për të gjitha ndeshjes e radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Visar Gojnovci, afati datë 01.11.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
GENC HYSENI; drejtor sportiv i klubit të futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, për largim nga pankina e lojtarëve rezervë (motivi; reagim në vendimet e gjyqtarit kryesor dhe manifestim të sjelljeve josportive ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA ( P ) – FERIZAJ e zhvilluar më datë 25.10.2017 në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksionerëve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – (deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese e z Genc Hyseni,lidhur me rastin, afati 01.11.2017) Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.
OSMAN DRAGUSHA – delegat nga Federata e Futbollit e Kosovës për ndeshjet e Ligës së Parë – seniorët, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosrespektim të nenit 31 të Propozicioneve të Garave, ku detyrimisht delegate duhet të paraqitet 1 (një) orë para fillimit të ndeshjes, kurse i lartshënuari është paraqitur pas përfundimit të pjesëlojës së parë në ndeshjen e deleguar; të javës së XII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 25.10.2017 në Gjilan (në mungesë të deklaratës vetanake)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së delegatit për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegati i pezulluar z Osman Dragusha lidhur me rastin., afati datë 01.11.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1. )
SADULLAH AJETI – trajner në klubin e futbollit “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për tërheqje të ekipit gjatë zhvillimit të ndeshjes nga java e VII-të e Ligës së Kadetëve në nivel nacional; FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar në Drenas me datë 23.10.2017 , ndeshje e cila ndërpritet në minutën e 80 (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat e gjyqtarëve dhe asistentëve si dhe e trajnerit në procedurë z.Sadullah Ajeti);
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( deri në vendimin përfundimtar të Komisionit). Kërkohen deklarata plotësuese nga ana e zyrtarëve të ndeshjes, afati datë 01.11.2017 .
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit për ankesë të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve ) nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në Buletinin Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 27.10.2017,respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 27.10.2017 Kryetari, Dukagjin Zefi