Komisioni disiplinor i shkallës së parë  në mbledhjen e mbajtur me datë 02.05.2018 ( ditë e mërkurë ora 12,00 ) shqyrtoi procedura e iniciuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve  të zhvilluara  me datë  28-29.04. 2018  dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto;
 
 
V E N D I M E
 
KF “DRITA“ nga Gjilani  në procedurë të hapur disipinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së XXVIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – FERONIKELI  3;1 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve; hedhje e gjësendeve në fushë – shisheve PVC, fyerje dhe sharje  në kor drejtuar kapitenit mysafir si dhe klubit të futbollit  “Prishtina“ , kurse në minutat  61,89 dhe 90  pati hyrje në fushë  të disa tifozëve nikoqir) HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ) . Kërkohet deklarata  – raporti plotësuese nga klubi futbollistik “ DRITA “ nga Gjilani – zyrtari I saj për atë ndeshje z. Isuf Morina lidhur me lëshimet ë evidentuara në këtë ndeshje. Afati datë  03.05.2018 ora 12,00 , – Rregullorja disiplinore neni 32 )
 
 
BEKIM  ISUFI; kryetrajner i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani  me numër të ID kartelës  005715M76, në procedurë të iniciuara disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive  ( sjellje jokorrekte ndaj gjyqtarëve të takimit ; rasti recidiv) në ndeshjen e javës së ; XXIX – të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – FERONIKELI  3;1 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit në procedurë  Bekim Isufi)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro) në bazë të Rregullores  disiplinore  neni 40 paragrafi 1 pika  3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15  ditë , nga dita  e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 02.05.2018 – respektivisht nga dita e pranimit.
 
 
AGIM  MALIQI; ndihmëstrajner i klubit  të futbollit “HAJVALIA“ nga  Hajvalia me numër të ID kartelës;  006486M76 , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga hapësira teknike – pankina e lojtarëve rezervë (manifestim i sjelljeve josportive drejtuar  spektatorëve – rasti recidiv ) në ndeshjen e javës së; XXVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve 2  KORRIKU – HAJVALIA  2:0  e zhvilluar me datë 28.04.2018 në stadiumin e 2 Korrikut në Arbëri (Dragodan  raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me të holla në shumë prej ;  200  euro (dyqind  euro) në bazë të Rregullores  disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar  në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës  datë 02.05.2018- respektivisht nga dita e pranimit .
 
 
ARMEND  MARKAJ ; lojtar i klubit  të futbollit “ DUSHKAJA“ nga Dushkaja, me numër të ID kartelës  003712M48 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive  në ndeshjen e ndërprerë  të javës së ; XXVII –të të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; LUGU  I   BARANIT – DUSHKAJA e zhvilluar  me datë 25.04.2018 në Lug të Baranit  (ndeshje e ndërprerë në minutën e 68 ; raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
 
MENSUR  DURAKU ; lojtar i klubit të futbollit “LUGU  I BARANIT“  nga Lugu i Baranit  me numër të ID kartelës  002349M82 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  8, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e ndërpretë të javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë – grupi; A  – seniorët ; LUGU  I  BARANIT – DUSHKAJA  e zhvilluar me datë 25.04.2018 ( ndeshje e ndërprerë minuta e  68 – raportet e zyrtarëve  të takimit )
DENOHET;
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
 
FATMIR  FEDRI ; trajner i klubit të futbollit “DIUSHKAJA“ nga Dushkaja në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për manifestim të sjelljeve josportive  në ndeshjen e ndërprerë të javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve grupi; A ; LUGU I BARANIT – DUSHKAJA  e zhvilluar me datë  25.04.2018 në Lug të Baranit ( ndeshje e ndërprerë; raportet e zyrtarëve të takimit)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind euro) në bazë të Rregullores  disiplinore  neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  02.05.2018 – respektivisht nga dita e pranimit të tij.
 
 
SALI  BALAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ BESA “  nga Irzniqi me numër të ID kartelës ; 00285M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( prekje e topit me dorë jashtë zonës së rrezikimit si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të futbollit të Kosovës për kategorinë e seniorëve; grupi; A ; DARDANET  – BESA  e zhvilluar me datë  26.04.2018 në  Gjakovë  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
 
EDON  GJIKOKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ BESA “ nga Irzniqi me numër të ID kartelës ; 003453M94  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (  tentim sulmi në asistentin e  takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi; A.;  DARDANET- BESA e zhvilluar më datë 26.04.2018 në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të  Kosovës, në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
 
BESART  BEKTESHI ; lojtar i klubit të futbollit “ MINATORI “ nga Magura  me numër të ID kartelës ; 002804M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  11 , në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave për ndëshkim  me karton të kuq (manifestim të sjelljeve josportive – fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së ; XXV-të të Ligës së  dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi A; ARBERIA – MINATORI,  e zhvilluar me datë  28.04.2018  në stadiumin e qytetit në Lipjan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me  ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore  neni 39 paragrafi 3.
 
 
DONAT  KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina me numër të ID kartelës   007904M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  27 , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar  gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ;  XXVI-të të Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA 89 – FLAMURTARI ; 2;1  e zhvilluar me datë 28.04.2018 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë ( raportet e zyrtare dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar  Donat Krasniqi )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës  datë 02.05.2018 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin  e vendimit.
 
Prishtinë, datë 02.05.2018                                                                                           Kryetari, Dukagjin  Zefi  d.v.