Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.09.2018 ditë e enjtë ora 11,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë ; 22-23.09.2019 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;
V E N D I M E
JETON BISLIMI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 00001M71 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit disiplinor për largim nga pankina ( protestim ne vendime të gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; VI-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – GJILANI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin me fushë sintetik në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit të larguar nga pankina Jeton Bislimi )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragarfi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
EGZON SHABANI ; lojtar i klubit të futboillit “ BALLKANI “ nga Suhareka me numër të ID kartelës; 009467M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës; 88, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 21.09.2018 në stadiumin e qytetit në Suharekë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Egzon Shabani ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3
LIRIDON LECI ; lojtar i klubit të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani me numër të ID kartelës ; 000640M85 dhe licencuuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( sharje dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor Dardan Çaka ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 23.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Liridon Leci )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federats së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3
TAHIR LUSHTAKU; kryetrajner në klubin e futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 010175M70, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për largim nga pankina (fyerje drejtuar asistentit pas shënimit të golit nga ekipi nikoqir ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KEK-u – DRENICA e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ( raportet zyrtare nga ndeshja si dhe deklarata e kryetrajnerit të përjashtuar nga pankina Tahir Lushtaku );
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës ( hudhje e flakadanëve në fushë dhe ofendime në kor drejtuar kundërshtarit );në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 23.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri ne kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Drita “ nga Gjilani – zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës ( ndezje e falakdanëve pas shënimit të golit , ku për një çast ndërpritet edhe takimi ) së javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – LLAPI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) I ;
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave . Kërkohet raporti plotësues nga klubi futbollistik “ Liria “ nga Prizreni – zyrtari klubit për atë ndeshje. Afati datë 01.10.2018 ( rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës ( fyerje dhe ofendime në kor drejtuar ekipit kundërshtar minutat 28 dhe 54 ) e javës së ; VI-të të IPKOSUPERLIGES së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE;
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Flamurtari “ nga Prishtina – zyrtari klubit për atë ndeshje. Afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndezje të flakadanëve nga ana e simpatizuesve të klubit; gjelbert-zi minutat 46 dhe 60 në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE;
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Feronikeli “ nga Drenasi – zyrtari klubit për atë ndeshje. Afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
RINOR KARAÇA; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 000779M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelsë 13, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisinit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor Vigan Iberdemaj dhe tentim për të goditur me kokë gjyqtarin kryesor ) në ndeshjën e javës së ; V-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – BASHKIMI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Rinor Karaça );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41vparagrafi 2 pika b/1
ALBAN TUSUNI ; lojtar i klubit të futbollit “ BASHKIMI “ nga Koretini me numër të ID kartelësl 001521M92,dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 3 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( goditje dhe ofendime drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; V-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – BASHKIMI e zhvilluar ne stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
ELBASAN THAQI ; lojtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të ID kartelës; 001606M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ; 21, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kapje me dy duart gjyqtarin kryesor , ku edhe e pëngoi ne kryerjen e detyrës së Referimit ) në ndeshjen e javës së ; V-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 23.09.2018 në Pozharan të Vitisë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbopllit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika 1/b
SHPEJTIM GASHI ; trajner në klubin e futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të ID kartelës ; 011736M91 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga pankina e hapsirës teknike ( sharje dhe fyerje drejtuar asistentit ) në ndeshjen e javës së ; V-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 23.09.2018 ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 150 euro ( njëqind e pesdhjetë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
BESIM PODRIMJA; kryetrajner në klubin e futbollit “ ISTOGU “ nga Istogu me numër të ID kartelës; 011439M91 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive ( pas përfundimit të ndeshjes ofendon rendë gjyqtarin kryesor ) në ndeshjën e javës së ; VI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – ISTOGU e zhvilluar me datë 23.09.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 150 euro ( njëqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafiu 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KF “ RINIA “ nga Miradia, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; IV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RINIA – KOSOVA ( P ) ndeshje e ndërprerë minuta e 38 ; pas akordimit të penaltisë për ekipin mysafir lojtari me numër 11 sulmon gjyqtarin të cilin edhe e godet dhe me pas referi e ndëshkon me karton të kuq ku i njejti e sulmon përseri dhe godet me shqelma dhe e rrëzon për toke duke e goditur me këmbë dhe me këtë gjyqtari ndërpretë ndeshjen . ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit ) . Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Rinia “ nga Miradia– zyrtari klubit për atë ndeshje ,lidhur me rastin. Afati datë 01.10.2018 . ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
BURHAN BERJANI ; lojtar i klubit të futbollit “ RINIA “ nga Miradia me numër të ID kartelës; 003645M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 11,në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sulm në gjyqtarin kryesor – shkaktar për ndërprerjen e takimit minuta e 38 ) në ndeshjen e javës së IV-të të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve; RINIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar me datë 23.09.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Burhan Berjani lidhur me rastin. Afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
FITIM KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ RINIA “ nga Miradia me numër të ID kartelës; 007317M73 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 7 , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjës së javës së ; IV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RINIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar me datë 23.09.2018 ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhes të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit në pëzullim ; Fitim Krasniqi, afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1. )
HALIL KRYEZIU ; lojtar i klubit të futbollit “ PASHTRIKU “ nga me numër të ID kartelës; 011549M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 7, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje si lojtar fundor ) në ndeshjën e javës së ; IV –të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve; PASHTRIKU – DUSHKAJA e zhvilluar me datë 23.09.2018 në Rogovë të Hasit ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “ RATKOCI “ nga Ratkoci , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime teknike në organizimin e ndeshjes ( mos prezenca e mjekut për disa minuta në takimin e zhvilluar) së javës së IV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; B ; RATKOCI – BEHARI e zhvilkluar me datë 22.09.20187 në Ratkoc ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet raport plotësues nga zyrtari klubit të futbollit “ Ratkoci “ nga Ratkoci për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 )
KF “ LEPENCI “ nga Kaqaniku , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mosparaqitje të ekipit në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e radhës të Ligës së pare të Kosovës për kategorinë e juniorëve ; ULPIANA – LEPENCI e parapara për datë 22.09.2018 në Lipjan ( raportet e zyrtarëve )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohjet raport plotësues nga ana e klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku – zyrtari për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
RABIT AHMETAJ ; trajner në klubin e futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 010190M62, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina ( protestim në vendimin e gjyqtarit ) në ndeshjën e javës së ; III-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; PRISHTINA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin e Kizhnicës (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi , publikimit të tij në Faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 26.09.2018. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 26.09.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi