ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.04.2014 , shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XXVI-të të Raiffeisen Superligës dhe javës së XXIII-të të Ligës së parë, dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve nga zyrtarët e ndeshjeve si dhe deklaratave të kërkuara plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
FARUK STATOVCI ; lojtar i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive dhe i licencuar në Federatën e Furbollit të Kosovës me numër në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për manifestim të sjelljeve jokorrekte në raport me gjyqtaret e takimit nga ndeshja e javës së ; XXV-të ; Llamkos Kosova – Trepça 89 e zhvilluar në Mitrovicë ( raportet shtesë dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( pranohet nga pala ).
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës ( hudhje e gjasendëve në drejtim të pankinës së mysafirëve nga ana e spektatorëve si dhe gjuajtjet më objekte të ndryshme nga pjesa e jashtme e tribunes nga ana e tifozerisë “ Forca “ ) së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Trepça – Llamkos Kosova e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës. Kërkohet raport shtesë nga Bedri Sadiku, zyrtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica për atë ndeshje, afati date 28.04.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
SHPETIM BABAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 11582 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, për manifestim të sjelljeve në kundërshtim më Rregullat e lojës pas shënimit të golit – provokim i pankinës së mysafirëve ) në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll ; Trepça – Llamkos Kosova e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës ( provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Shpetim Babaj për komisionin disiplinor, afati date 28.04.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
FERID IMERI ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 1/1180 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12 për manifestim të sjelljeve – në kundërshtim me Rregullat e lojës pas shënimit të golit , provokim i pankinës së mysafirëve ) në ndeshjen e javës së ; XXVI- të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Trepça – Llamkos Kosova e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës ( provave ), . Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Ferid Imeri për komisionin disiplinor, afati date 28.04.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XXVI-XXIII-të të dates 25.04.2014, rrespektivisht nga data e pranimit. Por ankesa e ushtruar nga ana e Palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 25.04.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.