Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.10.2018, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të Garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me date 27-28.10.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare lidhur me rastet, bazuar në Dispozitat e Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
NADIR HAXHIMUSA; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina e lojtarëve rezervë – hapsira teknike nga ana e gjyqtarit ( ofendime drejtuar gjyqtarëve në veçanti ndaj gjyqtarit të katërt ) në ndeshjën e javës së ; XII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 26.10.2018 në Ferizaj, në fushën me bari sintetik ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga zyrtari Nadir Haxhimusa lidhur me rastin, afati date, 01.11.2018 ( rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizim ( hudhje dhe ndezje e mjeteve piroteknike në drejtim të fushës si dhe hedhje e shisheve të PVC , ku si rrjedhojë e kësaj ndeshja ndërpritet për 2-3 minuta, me pastaj minuta e 60 të pakënaqur në vendimin e gjyqtarit, spektatoret serish hodhen shishe në fushë , sjellje të gabuar spektatoret bënë edhe pas përfundimit të ndeshjës ku në drejtim të futbollistëve të Prishtinës lëshuan britma dhe ofendime … Hu..Hu..Hu për disa sekonda ) në ndeshjën e javës së ; XII-të, të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – PRISHTINA e zhvilluar me datë 27.10.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan ) i.
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik ‘’Gjilani’’ nga Gjilani – zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin . Afati date 01.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
KF “ DRENICA “ nga Drenica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizim ( hedhje e gjasendeve në fushë minutat; 61,82,85,90, kurse në minute e 45 një grup i shikuesve nikoqir kanë fyer në kor ekipin mysafir me fjalë banale, ku pati edhe hedhje të gjasendeve ; shkrepsave, shisheve pvc me lëngje në drejtim të ekipit mysafir, po ashtu pas përfundimit të ndeshjes një grup i frustruar nga publika vendase kishte shkruar grafite me fjalor të papastër në autobusin e ekipt të mysafirëve i cili ndodhej në parking jashtë stadium) në ndeshjën e javës së ; XII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – LLAPI e zhvilluar me datë 27.10.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Skënderaj ) i.
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik ‘’ DRENICA ‘’ nga Skënderaj – zyrtari klubit për atë ndeshje. Afati date 01.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
TAHIR LUSHTAKU ; kryetrajner i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve të gabuara ( kërcnime, sharje dhe fyerje të rënda drejtuar gjyqtarëve ) në ndeshjën e javës së ; XII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – LLAPI e zhvilluar me datë 27.10.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Skënderaj )I ;
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotsuese nga kryetrajneri Tahir Lushtaku lidhur me rastin. Afati datë 01.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ) Deklarata plotësuese kërkohen edhe nga gjyqtaret e kësaj ndeshje .
KF “ KEK-u “ nga Obiliqi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizim ( sjellje të gabuara të shikuesve nikoqir minutat; 5,29,66,76 dhe 90 – fyerje dhe ofendime në kor drejtuar gjyqtarëve dhe lojtarëve mysafir, po ashtu edhe në minutat; 35,50,66 dhe 74 pati hedhje të mjeteve piroteknike në fushë ku si rrjedhojë e kësaj gjyqtari Bardh Ajeti në minute e 66 përkohësisht ndaloi lojën ku me intervenimin e kapitenit nikoqir drejtuar spektatorëve vendas situate u qetësua dhe takimi vazhdoi. Rast tjetër ishte edhe sjellja tjetër e gabuar e simpatizuesve nikoqir të cilet pas përfundimit të ndeshjes në parkingun e stadiumit shkruan dhe ngjyrosen grafite në autobusin e ekipit mysafir me fjalë ofenduese dhe banale ) në ndeshjën e javës së; XII-ttë të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KEK-u – DRITA e zhvilluar me datë 27.10.2018 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Obiliq )i;
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotnga klubi futbollistik ‘’ KEK-u ‘’ nga Obiliqi – yzrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 01.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 )
LIGA E PARË
KF “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; IX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; BEHARI – DARDANIA e zhvilluar me date 20.10.2018 në stadiumin e Vitomiricës ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë minuta e 90 )
DENOHET;
Me zhvillimin e 1 ( një ) ndeshje publike – zyrtare në fushën e vet pa praninë e spektatorëve ( ndeshje të radhës ) në bazë të Rregullores disiplinoire neni 51 paragrafi 1 pika 1.
BLERON SHAQIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të ID kartelës 012753M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër të fanelës sportive 15, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – ARBERIA e zhvilluar me date 28.10.2018 në Pozharan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Pozharan )
DENOHET
Me ndalesë loje përë 2 ( dy ) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1
VALMIR KUTLLOVCI ; lojtar i klubit të futbollit “ ARBERIA “ nga Dobraja me numër të ID kartelës ; 004344M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 2, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor Ilir Mehmeti pas përfundimit të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XI-të të Ligës së paraë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – ARBERIA e zhvilluar me date 28.10.2018 në Pozharan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Pozharan )
DENOHET;
Me ndalesë loje përë 2 ( dy ) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 2 /a pika 3
SHEFKET CANAJ ; ndihmestrajner në klubin e futbollit “ BASHKIMI “ nga Koretini me numër të ID kartelës ; 009406M91 në procedurë të inicuar nga ana e komisionit të garave , për largim nga hapsira teknike – pankina e lojtarëve rezervë ( për sjellje të gabuara ; fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve ) në ndeshjën e javës së; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – DRENASI e zhvilluar me date 28.10.2018 në Koretin ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Koretin )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në procedure Shefket Canaj lidhur me rastin. Afati date 01.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
KF “ ISTOGU “ nga Istogu në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime të momentit në organizim ( hudhje e shisheve të plastikes pvc minuta e 57 nga një grup shikuesish por pa pasoja në rrjedhë të lojës e të cilet me intervenimin e shpejtë të forcave të rendit u larguan nga ajo pjesë ku ishin të vendosur) në ndeshjen e javës së; XI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senirëve ; ISTOGU – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 27.10.2018 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Istog );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizim ( hudhje e flakadanëve në fushë minutat 2 dhe 80 si dhe perleshje e shikuesve me policinë pas përfundimit të lojës ) në ndeshjen e javës së ; XI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – ONIX BANJA e zhvilluar me date 27.10.2018 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë ) i;
DHAPET PROCEDURA DISIPLINOR
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik ‘’TREPÇA ‘’ nga Mitrovica, zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 01.11.2018. ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
LIGA E DYTË DHE KATEGORITË E REJA
SABRI DERMAKU ; delegat për ndeshje zyrtar të Ligës së dytë dhe kategorive të reja , në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për lëshime në kryerjen e detyrës zyrtare të delegatit në ndeshjen e javës së ; IX-të , të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; A ; RAHOVECI – LUGU I BARANIT e zhvilluar me date 20.10.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Rahovec )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2
ALBION BUCOLLI ; delegate për ndeshjet zyrtare publike për kategoritë e reja , në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për lëshime në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjen e javës së ; VII-të, të LIgës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; TREPÇA – GJAKOVA e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë )
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullore disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
SKENDER KAPRA; trajner në klubin e futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve rezervë (për sjellje të gabuar; ofendime dhe sharje me banale drejtuar asistentit ; Belmin Jashareviq ) në ndeshjen e javës së; VII-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; ARSENALI – LIRIA e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet nga ndeshja zyrtare e zhvilluar në Kizhnicë );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
FATON MAZREKU , lojtar I klubit të futbollit ‘’ UJVARA E MALISHEVES ‘’ nga Malisheva me numër të ID kartelës ë 002442M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 21 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje e gabuar nga pankina ) në ndeshjën e javës së ë X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A : MALISHEVA – DEQANI e zhvilluar me date 27.10.2018 në Suharekë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Suharekë )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 41 paragrafi 2/a pika 3
SAXHID THAQI , lojtar i klubit të futbollit ‘’ SHARRI ‘’ nga Hani Elezit me numër të ID kartelës 001337M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 4 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e kundërshtarit pa top ) në ndeshjën e javës së Ë X-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve SHARRI – BASHKIMI ( GJ ) e zhvilluar me date 2710.2018 në Han të Elezit ( raporet zyrtre nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje publike zyrtare sipas radhës të orrganizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ART SEJDIU , lojtar I klubit të futbollit ‘’ RILINDJA ‘’ nga Prishtina me numër të ID kartelës 00511M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 5, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhzrje si lojtar fundor ) në ndeshjën e javës së VIII-të të Ligës së par[ t[ Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve RILINDJA – TREPÇA e zhvilluar me date 27.10.2018 në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 30.10.2018 – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë, 30.10.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi