ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë  në përberje ; Dukagjin Zefi kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë  29.04.2014 ( ditë e martë ) ora 16,00, shqyrtoi procedurat e hapura  nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave  për të padisiplinuarit nga ndeshjet e zhvilluara  të Raiffeisen superligës dhe Ligës së  parë të Kosovës në futboll datë 26-27.04.2014 , dhe për të njejtat duke u bazuar në raportet e zyrtarëve , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
V  E  N  D  I  M  E  :
 
1. KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes (  hudhje të gjasendëvë në drejtim të pankinës së mysafirëve nga ana e spektatorëve  si dhe hudhjet tjera nga pjesa e jashtme e objektit me çka prishet në masë të madhe organizimi i ndeshjës së javës së ; XXVI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Llamkos Kosova e zhvilluar në Mitrovicë ( provat ; raportet e zyrtarëve si dhe daklaratat shtesë të zyrtarëve  nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 euro ( tetëqind euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të  dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë  nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( dita e pranimit ).
 
2. SHPETIM  BABAJ; lojtar i klubit të futbollit  “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive  11582 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e  kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve  josportive të cilat janë në kundërshtim me  Rregullat e lojë,( ku pas shënimit të golit në rastin e ndarjës së gëzimit para  pankinës mysafire  provokon lojtaret dhe  zyrtaret e ekipt kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Llamkos Kosova  e zhvilluar në Mitrovicë ( prova;  raportet shtesë të zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; ; 150  euro ( njëqind e pesëdhjet  ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1.
 
3. FERID  IMERI ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica, me numër të librezës sportive 1/1180 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  12, në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të sjelljeve  josportive ( ku pas shënimit të golit  provokon pankinën dhe zyrtaret e ekipit mysafir së bashku më bashkëlojtarin e tij ) në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Llamkos Kosova e zhvilluar në Mitrovicë ( prova ; raportet shtesë të zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind ) , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika1.
 
4. JAKUP  RAMADANI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës, për mos kryerje të dëtyrës në përputhje me udhëzimet në fuqi ( mospërshkrimin e detajeve   – ekceseve  posaqëerisht  rastit tek akordimi i penaltisë  si dhe rastet tjera të krijuara pas përfundimit  të – fshehje e fakteve relevante ) nga ndeshja e javës së ; XXVII-të e Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( provat inqizimet televiziv) në mungesë të raporteve shtesë i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga  vëzhguesi Jakup Ramadani për komisionin disiplinor, afati datë ; 02.05.2014 ( ditë e premtë  ora 10,00 e paraditës  ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
5. IDRIZ  KELMENDI ; gjyqtar  futbolli nga Peja, për lëshime në udhëheqjen e ndeshjes si gjyqtar kryesor ( për mosaplikimin e  drejtë të Rregullave të lojës së futbollit në momentet dhe kohën e duhur ), për çka  ka ndikuar që ndeshja e javës së ; XXVII-të e Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë    të këtë momente dhe skena të paparshikueshme ( inqizimet televizive dhe raportet ). Në mungesë të  raporteve shtesë si dhe deklaratave plotësuse i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga gjyqtari i kësaj ndeshje  Idriz Kelmendi, për komisionin disiplinor. Asfati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës  )  Rregullorja disiplinore neni 31.
 
6. ARTAN  LATIFI ; asistent i dytë në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve : Hajvalia – Trepça , e zhvilluar në Kizhnicë , për mospershkrimin e ekceseve të ndodhura  – goditja e tij me shishe PVC si dhe rasteve tjera të shumta të cilat nuk i paraqet në raportin e ndeshjes së lartëshenuar i ( fshehje e  fakteve ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga  asistenti ; Artan Latifi për komisionin disiplinor. Afati datë  02.05.2014  ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës) Rregullorja disiplinore  neni 31.
 
7. KF “ HAJVALIA “ nga Hajvalia për lëshime në organizimin e ndeshjes ( dështim i organizimit – prezenca e shumë civilëve brenda rrethojës, hudhja e gjasendëve në terren në drejtim të asistentëve, hyrja e publikës në fushë etj )  së javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( inqizimet televizive ) , në mungesë të raporteve shtesë si dhe deklaratave plotësuse i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte dhe deklarata shtesë nga zyrtari i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Kizhnica  për atë ndeshje z . Burim Vrajolli. Afati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ) Rregullorja disiplinore neni 31.
 
8. AGIM  MALIQI ;  ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia për largim nga pankina e lojtarëve rezervë nga ana e gjyqtarit ( iniciator kryesor i tollovisë  së krijuar pas përfundimit të takimit si dhe kercnime drejtuar  gjyqtarit të katërt dhe kameramanit të televiziv me fjalet “ Ndale kameren “  )  në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë  ( inqizimet etelevizive  )i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë  plotësuese nga  ndihmëstrajneri : Agim Maliqi, për komisionin disiplinor, afati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10 e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
9. SUNAJ  KEQI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia , për manifestim të sjelljeve josportive (  ofendime drejtuar trajnerit të ekipit kundërshtar si dhe  kacafytje e dyanshme  pas përfundimit të takimit ) të ndeshjes së javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Hajvali  ( inqizimet televizive  ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kmpletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetrajneri Synaj Keqi, për komisionin disiplinor, afati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ) Rregullorja disiplinore neni 31.
 
10. FIDAIM  HAXHIU; trajner i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica, për sjellje josportive ( fyerje, sharje dhe kacafytje me  kryetrajnerin e klubit nikoqir ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në (inqizimet televizive – raportet shtesë ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet  deklaratë plotësuese nga trajneri Fidaim Haxhiu, për  komisionin disiplinor, afati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10 e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
11. GËZIM  GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive  ; 1/795 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, i ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve, për sjellje josportive ( tentim  sulmi në lojtarin e ekipit mysafir me numër 10 Shpetim Babaj ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet zyrtare dhe inqizimet televizive ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Gëzim Gashi për komisionin disiplinor, afati datë  02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
12. LIRIDON  VOCA; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive  10562 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  19, për sjellje josportive (  kërcnime ofendime tërheqje e gjyqtarit kryesor  për fanele në përkrahje të bashkëlojtarit të tij me numër 2 ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë  ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari  Liridon Voca, për komisionin disiplinor, afati datë  02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
13. LAVDIM  BALIJA; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive  5946 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  2, për manifestim të sjelljeve josportive ( tërheqje për fanele e gjyqtarit kryesor, tentim grushtimi si dhe presionet gjatë gjithë ndeshjes  në gjyqtarin kryesor e veqanërisht tek  akordimi i penaltisë ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Lavdim Balija për komisionin disiplinor afati datë  02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ). Rregullorja disiplinore  neni 31.
 
14. SHPETIM  BABAJ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës  sportive 11582 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, për manifestim të sjelljeve josportive  (  sjellje në kundërshtim me  rregulla gjatë gjithë takimit sidomos në momentin e akordimit të  penaltisë dhe vendosjes së topit për ekzekutim – hedhja e topit në balt ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Shpetim Babaj për komisionin disiplinor, afati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
15. ISMET  MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria, për largim nga pankina si dhe manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të FFK-së , përdorim i shprehjeve më banale  dhe ofenduese , rast recidiv ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll  për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga  kryetrajneri Ismet Munishi, për komisionin disiplinor, afati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ). Rregullorja disiplinore  neni 31.
 
16. MENSUR  MAXHUNI ; trajner  i katërt i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria, për manifestim të sjelljeve josportive (  fyerje dhe  sharje si dhe tentim sulmi në gjyqtaret e takimit me shufer hekuri në lokalet e zhveshtoreve- thyerje e xhamave të dritares pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga  trajneri  Mensur Maxhuni për komisionin disiplinor, afati datë 02.05.2014 ( e premtë ora 10 e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
17. DRITON  PRENIQI ; asistent i parë, për fshehje të  rastit  (  mosparaqitje të përsonit  i cili e grushtoi edhe pse e ka parë ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri ( raportet zyrtare dhe inqizimet televizive ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata shtesë nga asistenti i parë i kësaj ndeshje ; Driton Preniqi për komisionin disiplinor, afati datë 02.05.2014  ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
18. ARTAN  TAHIRI ; gjyqtar i katert për  fshehje të të gjitha pamjeve  ( mos paraqitje të rasteve  të cilat është i obliguar që ti paraqes në cilësi të  gjyqtarit të katert lidhur me rastet e shfaqura të kërcnimeve, ofendimeve, dhe sulmimit të asistentit të parë si dhe  lejimi i qendrimit të  numrit të madhë të përsonave të paautorizuar në pankinat e lojtarëve rezervë  ), në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosov`s në futboll për kategorinë e seniorëve; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri (  inqizimet televizive dhe raportet e zyrtarëve ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata shtesë nga gjyqtari i katërt i kësaj ndeshje Artan Tahiri për komisionin disiplinor, afati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ). Rregullorja disiplinore  neni 31.
 
19. FARUK  STATOVCI ; lojtar i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria me numër  të librezës sportive  2426 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër 6, për manifestim të sjelljeve josportive (  grushtim i asistentit të parë  në tollovinë e krijuar në rastin e anulimit të  golit nga pozita jashtë loje- recidivist )  në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri ( raportet zyrtare dhe inqizimet televizive ) i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga  lojtari Faruk Statovci për komisionin disiplinor, afati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00  e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
20. KF “ DEQANI “ nga Deqani, për mosudhëtim  për të zhvilluar ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepenci – Deqani ( raportet nga ndeshja ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë nga  zyrtari i klubit të futbollit “ Deqani “ nga Deqani ; Avni Rexhaj raport –lidhur me  tregimin e arsyeve  të mosparaqitjes në fushë për të zhvilluar ndeshjen  ( mosudhëtim ) sipas kalendarit të  garave. Afati datë 02.05.2014  ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
21. KF “ RILINDJA “ nga Prishtina , për mos përmbushjen e  obligimeve  financiare  ndaj zyrtarëve të ndeshjes  ( vëzhguesit, gjyqtarëve dhe kontrollorit sipas  propozicioneve të garave ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Rilindja – Ulpiana  e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Rilindja,” nga Prishtina lidhur me  arsyet e mospërmbushjes së detyrimeve ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Afati datë 02.05.2014 ( ditë e premtë ora 10,00 e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
 
22. DRILON  SHABANAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu me numër të librezës sportive ;  1231/Pz  dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, për ndëshkim me karton të kuq (  kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Istogu – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Istog ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
23. SHQIPDON  ADEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku “ nga Prishtina me numër të librezës sportive  8670 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, për ndëshkim me karton të kuq  ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Istogu – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Istog ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime  ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit të shkallës së dytë , në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht nga data e publikimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XXVII dhe XXIV-të  të datës 29.04.2014  ( nga data e pranimit ), por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
Prishtinë, 29.04.2014                                               Kryetari ; DUKAGJIN  ZEFI  d.v.