Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe  Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.05.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet disiplinore të filluara nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit, lidhur me të padisiplinuarit dhe nga e njëjta duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

 

SALLAH  SHERIFI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 004831M67 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive (raportet zyrtare; fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni  10 paragrafi 3; DËNOHET me të holla në shumë prej;  200  euro (dyqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1).

 

SKËNDER  MUSTAFA; trajner i portierëve në klubin e futbollit “DRENICA“ nga Skenderaj  me numër të ID kartelës; 010189M66 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje  josportive (raportet zyrtare; pas përfundimit të takimit ofendoi dhe kërcënoi vëzhguesin e referimit Isa Mustafa) në ndeshjen e javës së; XXXI-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll; FLAMURTARI – DRENICA, e zhvilluar me datë 10.05.2019 në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 32 paragrafi 1 – në mungesë të deklaratës; PEZULLOHET; pa të drejtë në kryerjen e detyrës  së trajnerit  dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare  të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në pezullim Skënder Mustafa, lidhur me rastin, afati datë 16.05.2019.

 

AFRIM  HAJDINI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “GJILANI“ nga Gjilani  me numër të ID kartelës; 001901M76, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana  e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara (raportet zyrtare; pas përfundimit të takimit kërcënon dhe ofendon  asistentin e dytë) në ndeshjen e javës së; XXXI-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë  e seniorëve; BALLKANI – GJILANI, e zhvilluar me datë 10.05.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DËNOHET me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është  15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

TAHIR  BATATINA; kryetrajner i klubit të futbollit “LLAPI 1932“ nga Podujeva, në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për shkelje të etikës sportive (incizimet televizive; pas përfundimit të takimit për media deklarohet se; “Prishtina kurrë nuk do të bëhet kampion dhe besoj që nuk do të bëhet“, sipas tij fajin për këtë e mbajnë krerët e FFK-së me bashkëpunëtoret e tyre.) Bazuar në aktet normative; Rregulloren disiplinore neni  93 paragrafi 1 /a dhe neni 32 paragrafi 1 , në mungesë të deklaratës I  HAPET  PROCEDURA  DISIUPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  trajneri në procedurë të hapur z. Tahir Batatina lidhur me rastin. Afati datë 16.05.2019.

 

KF “LLAPI  1932“ nga Podujeva, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për  hyrje të disa shikuesve të  tyre në fushë (nga grupi  i simpatizuesve  “Legjendat“ minuta e 89 të cilët kaluan rrethojat, morën dy topa të lojës dhe  hodhën  disa mjete piroteknike, flakadan në shtegun e atletikes dhe në tribuna) në ndeshjen e javës së; XXXI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – LLAPI  1932, e zhvilluar me datë  10.05.2019 në  stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Bazuar në raportet zyrtare dhe incizimet televizive, I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  KF  “Llapi 1932“ deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raportet plotësuese nga  klubi i futbollit “Llapi 1932“ nga Podujeva – zyrtari  i klubit për atë ndeshje  si dhe nga komesari i ndeshjes, delegati dhe  gjyqtarët. Afati datë 16.05.2019.

 

KF “PRISHTINA “nga Prishtina  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXXI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – LLAPI 1932,  e zhvilluar me datë 10.05.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; Në tribunën lindore ku ishin të vendosur simpatizuesit e “Prishtinës“ – Plisat; shpalosen pankartën me mbishkrimin; “kur në  Shkup ka padrejtësi , as për ne nuk ka qetësi”. Po të njëjtit në minutën e 65-të në kor dhe të organizuar ofenduan  ekipin mysafir). Bazuar në Rregulloren disiplinor neni 32 paragrafi  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  klubit të futbollit “Prishtina“ nga Prishtina  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte plotësuese nga klubi i futbollit “Prishtina“ nga Prishtina – zyrtari i saj për atë ndeshje  si dhe personi për siguri lidhur me rastin. Afati date 16.05.2019.

 

KF “FUSHË  KOSOVA“ nga Fushë Kosova  në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXVIII-të Ligës së Parë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË KOSOVA  – VLLAZNIA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; para fillimit të ndeshjes  ish lojtari i F. Kosovës, Besim Gjurevci  ka hyrë në zhveshtore  dhe ka fyer lojtaret e ekipit mysafir dhe treshen e gjyqtarëve, raste  tjera ishin  minutat; 28,38,44 dhe 87 ku pati ndezje  të flakadanëve). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  klubit të futbollit “Fushë Kosova“ nga Fushë Kosova deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “Fushë Kosova”, personit për siguri dhe atij zyrtar për atë ndeshje  lidhur me rastin. Afati datë 16.05.2019.

 

LANDRIT  RAMA: lojtar i klubit  të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të ID kartelës  000790M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 3, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (reagime në vendimin e gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXVIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 10.05.2019 në Drenas. (raportet zyrtare) Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

SEVDAI  KASTRATI; zyrtar i klubit të futbollit “DARDANA“ nga Kamenica, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara  – sjellje josportive (fyerje, ofendime  drejtuar treshes së gjyqtarëve gjatë dhe pas  takimit) në ndeshjen e javës së; XXVIII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; B; ULPIANA – DARDANA e zhvilluar me datë  13.05.2019 në stadiumin e qytetit në Lipjan. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; PEZULLOHET; pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub  deri në vendimin përfundimtar të komisionit- kompletimin e lëndës, për të gjitha  ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim, Sevdai Kastrati lidhur me rastin. Afati datë 16.05.2019.

 

XHENETA  HASHANI; lojtare e klubit të futbollit të femrave “BAZELI  2015“ nga Kaçaniku  me numër të ID kartelës; 000216F03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës; 1, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komesares së Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtaren kundërshtare) në ndeshjen e javës së XXII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll  për femra;  KFF  BAZELI – KFF  MALISHEVA,  e zhvilluar në Kaçanik. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni  42 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KËSHILLA  JURIDIKE;

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 14.05.2019
Kryetari,  Dukagjin  Zefi