Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.05.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 18-19.05.2019 (për kundërvajtësit e ndeshjeve) dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
RUSHIT BALLOVCI; zyrtar i KF “2 KORRIKU“ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor, për largim nga hapësira teknike (protestim në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Prishtinë). Bazuar në rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2, DËNOHET me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT.
NASER AHMETI; zyrtar i KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor, për mashtrim dhe sjellje në lajthim (jep të dhëna jo të sakta në protokollin zyrtar të ndeshjes në aktivizimin e lojtarit të pa qenë prezent) në ndeshjen e javës së; XXIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Drenas). Bazuar në Rregulloren disiplinore; II/15 neni 63 paragrafi 1 pika 1.2 dhe 6; DËNOHET; me ndalesë së kryerjes së funksionit në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
QENDRIM KIDA; kryetrajner në KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës; 003609M85 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për aktivizimin e lojtarit të pa evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së; XXIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Drenas); DËNOHET me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, Rregullorja disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
HEKURAN HYSENI; lojtar i KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës; 003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për aktivizim në lojë në vend të lojtarit të pa qenë në ndeshjen e javës së; XXIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2; DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT.
IDRIZ HAJRIZI; zyrtar i KF “BALLKANI“ nga Suhareka (përgjegjës për siguri) me numër të ID kartelës; 009818M82 në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për përjashtim nga hapësira teknike me insistimin e gjyqtarit të katërt (kundërshtime në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – DRITA, e zhvilluar me datë 19.05.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Në mungesë të deklaratës, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1. I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE përgjegjësit për siguri nga ajo ndeshje Idriz Hajrizi. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë disiplinore lidhur me rastin. Afati datë 27.05.2019.
DURIM BIQKAJ; lojtar i KF “KIKA“ nga Hogoshti me numër të ID kartelës; 001900M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 3, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje me grusht e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – BESA, e zhvilluar me datë 18.05.2019 në Hogosht . (raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF “DUKAGJINI“ nga Klina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIXI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – DRENASI e zhvilluar me datë 18.05.2019 në stadiumin 18 Qershori në Klinë; (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; hedhje e mjeteve piroteknike, në këndin e jashtëm të fushës). Në mungesë të raportit plotësues; KF “DUKAGJINI“ nga Klina ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet raport plotësues nga KF “Dukagjini“ nga Klina – personi i klubit për siguri nga ajo ndeshje, lidhur me rastin. Afati datë 27.05.2019 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime të Komisionit disiplinor të shkallës së parë, ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 21.05.2019 Kryetari, Dukagjin Zefi