Prishtinë, datë, 17.09.2019
FC “ PRISHTINA “ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së IV-të ; FC “ Prishtina “ – FC “ Llapi 1932 e zhvilluar me datë 13.09.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet e personave zyrtar; hedhje e mjeteve piroteknike në fushë ) bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 dhe nenin 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore; dënohet; me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
KF “ DRENICA “ nga Skenderaj , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje të gabuara të një grupi të spektatorëve nikoqir në ndeshjen e javës së IV-të ; KF “ Drenica “ SK “ Gjilani “ e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj ( raport; incizimi televiziv – vendosja e pankartës me motive josportive ), bazuar në nenin 60 pika 1 paragrafi 1/3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; dënohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi publikohet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
TAHIR LUSHTAKU ; kryetrajner në klubin e futbollit “ DRENICA “ nga Skenderaj , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; IV-të ; KF “ Drenica “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj ( raporti gjyqtarit kryesor; sjellje të gabuara – reagime dhe ofendime drejtuar gjyqtarit ), bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/2 dhe neni 10 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ;denohet me të holla në shumë prej ; 500 euro ( pesëqind euro ) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1).
FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV-të ; FC “ Drita “ – KF “ Feronikeli “ e zhvilluar me datë 15.09.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare; hudhje e mjeteve piroteknike në fushë minuta e 71 ), bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; dënohet ; me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë euro) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është ; 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
Komisioni disiplinor shqyrtoi edhe kërkesat e lojtarëve dhe trajnerëve të klubeve lidhur me mospërmbushjen e obligimeve nga ana e klubeve të futbollit konform kontratave të lidhura si;
- Kërkesa e lojtarit Përparim Osmani me numër të protokollit 474/1 e datës 08.2019 ( mospërmbushja e obligimeve konform kontratës numër 989/17 datë 15.06.2017 nga ana e klubit amë FC “ Prishtina “ dhe klubit në huazim FC “ Drita “ nga Gjilani – kontrata e huazimit numër 02/19 datë 09.01.2019 )
Obligohen; FC “ Prishtina “ dhe FC “ Drita “ që për komisionin disiplinor të ofrojnë të dhëna lidhur me rastin . Afati date 24.09.2019
- Kërkesa e lojtarit ; Gentrit Begolli me numër të protokollit 453/1 datë 07.2019 ( mospërmbushja e obligimeve konform kontratës numër 120/18 e datës 09.08.2018 nga ana e klubit të futbollit “ Llapi 1932 “ nga Podujeva
Obligohet FC “ Llapi 1932 “ nga Podujeva që lidhur me rastin të ofrojë të dhëna për komisionin disiplinor . Afati date 24.09.2019
- Kërkesa e lojtarit Donat Kaqiu me numër të protokollit 456/1 e datës 24.07.2019 për mos kryerjen e obligimeve conform kontratës të datës 07.2018 nga ana e klubit të futbollit SC “ Gjilani “ nga Gjilani.
Obligohet SC “ Gjilani që lidhur me rastin të ofrojë të dhëna lidhur me përmbushjen apo mospërmbushjen e obligimeve .
- Kërkesa e trajnerit Fisnik Gashi e datës 30.08.2019 ( mos përmbushja e obligimeve nga kontrata e lidhur me klubin e futbollit “ Besa “ nga Peja date 18.09.2018.
Obligohet KF “ Besa “ nga Peja që për Komisionin disiplinor të ofrojë të dhëna lidhur me rastin. Afati date 24.09.2019
- Kërkesa e trajnerëve ; Gazmend Haliti dhe Besnik Kollari me numër të protokollit 475/1 datë 12.09.2019 ( mos kryerje e obligimeve nga ana e klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina nga kontrata për huan numër 50/17 – e Gazmend Halitit dhe 55/17 për Besnik Kollarin të lidhura me date 02.2017)
Obligohet FC “ Prishtina “ nga Prishtina që për komisionin disiplinor të ofrojë të dhëna lidhur me rastin. Afati date 24.09.2019.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ditëve nga data e publikimit të vendimeve në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 17.09.2019 Kryetari, Dukagjin Zefi