Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 20.11.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
SC “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XV-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC “Gjilani“ – KF “Drenica“ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; pas shënimit të golit minuta e 39 pati hedhje të mjeteve piroteknike nga ana e spektatorëve ku si rrjedhojë u krijua tym i dendur dhe gjyqtari ndalojë lojen për 3 minuta për të vazhduar me pastaj), bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 2, të Rregullores disiplinore SC “Gjilani“ nga Gjilani; denohet me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT.
KF “ RAMIZ SADIKU “ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XIV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ramiz sadiku “ – KF “ Vllaznia “ e zhvilluar në Prishtinë (raportet zyrtare ; mos ndërmarrje e masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë), bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 2 , të Rregullores disiplinore , KF “ Ramiz sadiku “ nga Prishtina ; denohet me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT.
AGRON MECINI : zyrtar i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku “ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të sjelljeve të gabuara gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së ; XIV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ramiz Sadiku “ – KF “ Vllaznia “ e zhvilluar në Prishtinë, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.
DELVINA DURMISHI; lojtare e klubit të futbollit të femrave “ A&N “ nga Prizreni me numër të ID kartelës ; 015589F96 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesares se garave , për ndëshkim me karton të kuq (start i palejuar si lojtarë fundorë) në ndeshjen e javës së ; XI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për femra KFF “ A&N “ – KFF “ Malisheva “ e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ me datë 15.11.2019 në Prizren, bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
ARDIT ISAKI ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e superliges së Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve ; KF “ Liria “ – KF “ Ferizaj “ e zhvilluar me datë 16.11.2019 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 45 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
FATLUM SADIKU ; lojtar i klubit të Futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndeshkim me kartoon të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve ; KF “ Liria “ – KF “ Ferizaj “ e zhvilluar me datë 16.11.2019 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren, bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – rrespektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 20.11.2019 Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.