ffk-llogofin20.05.2014 – Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbjatur me datë 20.05.2014 ( ditë e martë ora 16,00 ) shqyrtoi procedurat e  hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve , konform  Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto ;

V  E  N  D  I  M  E 

1.  KF “ TREPÇA “  nga Mitrovica, për lëshime në organizimin e ndeshjes , mos përmbyllja e protokollit zyrtar si dhe  mos pagesa e personelt zyrtar të deleguar në ndeshjen ( gjyqtarëve , vëzhguesit dhe kontrollorit ) e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Fushë Kosov a e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( në mungesë të raporteve plotësuese ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet  deklaratë plotësuese  nga zyrtaret e e klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica, afati datë 22.05.2014 ( ditë e enjtë – ora 10,00 e paraditës ) , Rregullorja disiplinore neni 31.
2.  BEDRI  SADIKU – zyrtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovicë , për manifestim të sjelljeve josportive  ( fyerje, sharje  dhe kërcnime drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të pjesëlojes së parë ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  Trepça – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë, ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës  plotësuese  i
HAPET  PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga  zyrtari i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovicë; Bedri Sadiku, afati datë 22.05.2014 ( ditë e enjtë – ora 10, e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
3.  GËZIM  KAÇANIKU ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit  “ Trepça “ nga Mitrovicë  me numër të licencës  167, për manifestim të sjelljeve josportive  ( versulje me qëllim të sulmimit të gjyqtarëve ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve ), në mungesë të deklaratës plotësuese i
HAPET  PREOCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( plotësimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga ndihmëstrajneri i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica ; Gëzim Kaçaniku, afati datë 22.05.2014 ( ditë e enjte ora 10 e paraditës ). Rregullorja disiplinore neni 31.
4.  ENVER  SALIHU ; ndihmëstrajner (trajner i portierëve ) në klubin e futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të licencës  183, për manifestim të sjelljeve josportive (  tentim sulmi në gjyqtaret e takimit  )  pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit ), në mungesë të deklaratës plotësuese  i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga ndihmëstrajneri i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica, Enver Salihu, afati datë 22.05.2014 ( ditë e enjtë ora 10 e paraditës ), Rregullorja disiplinore neni 31.
5.  AFRIM  MZIU; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive ; 7708 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, manifestim të sjelljeve josportive ( pengim  i policisë në kryerjen e detyrës zyrtare, përleshje me të njejtit ne fushën e lojës ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit ), në mungesë të deklaratës plotësuese i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( plotësimin e lëndës). Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari  i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica; Afrim Mziu, afati datë 22.05.2014 ( ditë e enjtë ora 10 e paraditës), Rregullorja disiplinore neni 31 .
6.  SHPETIM  ZHARA ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezës sportive ; 4143 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, për ndëshkim me karton të kuq (  ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kateforinë e seniorëve ; Hajvalia – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatë së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
7.  ARBER  PREKAZI ; lojtar i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova me numër të librezës  1/1776 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër 33 për goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar kur loja ishte e ndërprerë  në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Ferizaj , e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( inqizimet televizive), në mungesë të deklaratës plotësuese i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE;
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit. ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga  Vushtrria ; Arbër Prekazi, afati datë 22.05.2014  – ditë e enjtë ora 10 e paraditës ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
8.  ARTAN  TAHIRI; gjyqtar futbolli nga Prishtina , për mosndëshkim të lojtarit të klubit të futbollit  “ Llamkos Kosova “ Arber Prekazi , edhe pse kundërvajtja ishte afër tij në ndeshjen e javës  së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova  – Ferizaj e zhvilluar në stadiumin “ Refki Aliu “ në Vushtrri ( inqizimet televizive  ) , në mungesë të deklaratës plotësuese i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës, kërkohet deklaratë plotësuese nga  gjyqtari Artan Tahiri, afati datë 22.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
9.  KF “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica, për lëshim të pjesërishem në organizimin e ndeshjes (  minuta e 68 hyrje e disa simpatizuesve në fushe me motivacion që loja të ndërpritet , por pa tendencë që të sulmohen akteret e takimit ) e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça 89 – Drita e zhvilluar  në stadiumin e qytetit “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë  ( ndeshje e cila për 22 minuta ishte e ndërprerë – inqizimet televizive dhe raportet e zyrtarëve )
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të  komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga klubi i futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica, afati datë 22.05.2014 diatë e enjtë ora 10 e paraditës ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
10. ARDIAN  DERVISHAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu me numër të librezës sportive ; 6014 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  4, për ndëshkim me karton të kuq  ( prekje e topit me dorë si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Istogu – Deqani e zhvilluar  në stadiumin e qytetit në Istog ( raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA  JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve , nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XXXI dhe XXVIII-të , respektivisht  nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së anlimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 20.05.2014                                               Kryetari ; DUKAGJIN  ZEFI  d. v.