Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Avni Shala, Dulagjin Zefi, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.09.2020 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF ARBERIA nga Dobraja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF ARBERIA – FC PRISHTINA e zhvilluar me datë 21.09.2020 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ; Raportet zyrtare (lejimi i prezences së tifozerisë në tribunat e stadiumit që është në kundërshtim me vendimet e Ministrisë së Dhëndetësisë dhe IKSHPK nga e cila edhe ndeshja filloi me një vonesë prej 13 minutave). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore në mungesë të deklaratës plotësuese ; klubit futbollistik ARBERIA nga Dobraja për lëshime në organizimin e ndeshjes; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga KF Arberia – zyrtari i saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 30.09.2020 .

FC BALLKANI nga Suhareka në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC BALLKANI – KF FERONIKELI e zhvilluar me datë 22.09.2020 në stadiumin e qytetit në Suharekë; Raportet zyrtare (numër i madhë i personave të pa autorizuar u lejuan të vendosen në tribunat e stadiumit, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK, për çka ndeshja në minute e 9 ndalet . Po ashtu edhe në minutëne e 47 serish ndeshja ndalet për 3 minuta pasi që simpatizuesit e klubit nikoqir jashtë stadiumit kishin ndezur mjete piroteknike, tymi i të cilave kishte pushtuar stadiumin dhe ishte pamundësuar zhvillimi rrjedhës së lojës deri sa tymi ishte larguar) Bazuar nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, klubit futbollistik BALLKANI nga Suhareka për lëshime në organizimin e ndeshjës në mungesë të deklaratës plotësuese I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik BALLKANI –zyrtari saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 30.09.2020

FC LLAPI 1932 nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll pë kategorinë e seniorëve ; FC LLAPI 1932 – SC GJILANI e zhvilluar me datë 22.09.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë ; raportet zyrtare (dështime në zbatimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK lidhur me respektimin e masave anti covid 19, duke lejuar prezencën e tifozerisë vendase në tribunat e stadiumit për çka në minute e 22 ndeshja është ndaluar për 3 minuta). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, klubit futbollistik LLAPI 1932 për lëshime në organizimin e ndeshjes në mungesë të raportit plotësues I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik LLAPI 1932 – zyrtari saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 30.09.2020.

AMRUSH BATATINI; nënkryetar i FC LLAPI 1932 nga Podujeva, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq nga ana e gjyqtarit në ndeshjën e javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC LAPI 1032 – SC GJILANI e zhvilluar me datë 22.09.2020 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ; raportet zyrtare (manifestim të sjelljeve josportve – fyerje, sharje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjës Burim Jahmurataj). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore nënkryetarit të klubit Amrush Batatina për sjellje të gabuara, në mungesë të deklaratës plotësuese; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrave në klub lidhur me organizimin e ndeshjeve zyrtare nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga nënkryetari klubit Amrush Batatina lidhur me rastin. Afati datë 30.09.2020.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditësh , nga data e sjelljes së vendimeve datë 25.09.2020 , rrespektivisht publikimit të tyre në Faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuarnuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, 25.09.2020
Komisioni disiplinor – shkalla e parë,
Kryetar Met Çeku