Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Met Çeku – kryetar dhe Luan Salihu, Avni Shala , Dukagjin Zefi dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.09.2020 shqyrtoi procedurat e haura nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor si dhe inicimet e nisura nga komisioni garave pas përfundimit të ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së parë të zhvilluara me datë; 25-26-27.09.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar deklaratave plotësuese dhe raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së dytë të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF ARBERIA – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq me datë 21.09.2020 ( raportet zyrtare ; mos respektimi vendimit të Ministrisë së Shendetësisë dhe IKSHPK lidhur me zbatimin e masave anticovid ; lejimi numit të madh të përsonave të pa autorizuar të vendosur në tribunat e stadiumit ). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a të Rregullores disiplinore; Fc Arberia nga Dobraja ; DENOHET ME VEREJTJE TË FUNDIT
FC BALLKANI nga Suhareka në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së dytë të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC BALLKANI – KF FERONIKELI e zhvilluar me datë 22.09.2020 në stadiumin e qytetit në Suharekë ( raportet zyrtare ; mos respektimi vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK lidhur me zbatimin e masave anticovid ; lejimi presences së tifozerisë në tribunat e stadiumit ) . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a. të Rregullores disiplinore FC Ballkani nga Suhareka ; DENOHET ME VEREJTJE TË FUNDIT
FC LLAPI 1932 nga Podujeva, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së dytë të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC LLAPI 1932 – SC GJILANi e zhvilluar me datë 22.09.2020 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet zyrtare; mos respektimi vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK lidhur me zbatimin e masave anticovid – lejimi prezecës së spektatorëve në tribunat e stadiumit ). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a. në Rregullores disiplinore FC Llapi 1932 nga Podujeva . DENOHET ME VEREJTJE TË FUNDIT
AMRUSH BATATINA ; nënkryetari FC LLapi 1932 nga Podujeva në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për ndëshkim me karton të kuq nga ana e gjyqtarit të ndeshjes në ndeshjen e javës së dytë të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC LLAPI 1932 – SC GJILANI e zhvilluar me datë 22.09.2020 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese ; manifestim i sjelljeve josportive – fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar hjyqtarit kryesor të ndeshjës Burim Jahmurataj ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika të Rregullores disiplinore zyrtari Amrush Batatina …DENOHET ; me 2 ( dy ) ndeshje ndalese sipas radhës për mos kryerje të funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
EDUARDA ELIAS DA SILVA ; lojtar i klubit të futbollit DARDANA nga Kamenica me numër të ID kartelës 020652M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 3, në procedurë të inicuar nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; KF DARDANA – KF 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 26.09.2020 në stadiumin e qytetit në Kamenicë ( raportet zyrtare; goditje e lojtarit kundërshtar ) . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika a të Rregullores disiplinore lojtari Eduarda Elias Da Silva ; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
ANDI ORUQI ; lojtar i klubit të futbollit 2 KORRIKU nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 002196M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 8, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së parë të Ligës së Parë për kategorinë e seniorëve ; DARDANA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 26.09.2020 në stadiumin e qytetit në Kamenicë ( raportet zyrtare ; goditje e lojtarit kundërshtar ) Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika a të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e federates së Futbollit të Kosovës .
KF RAMIZ SADIKU nga Prishtina , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së parë të Ligës së parë Grupi B për kategorinë e seniorëve e zhvilluar në stadiumin e Ramiz sadikut në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ; RAMIZ SADIKU – KIKA për mos rrespektimit të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë , IKSHPK dhe t KE të FFK-së lidhur me mos zbatimin e masave anticovid .Bazuar në nenin 105 dhe 106 paragrafi 1 të Rregullores disiplinor, në mungesë të provave klubi futbollistik Ramiz Sadiku ; LIROHET NGA PROCEDURA DISIPLINORE .
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga dita e sjelljes së vendimit – respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë, 29.09.2020
Komisioni disiplinor- shkalla e parë, kryetari Met Çeku