Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 20.10.2020, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 16-17-18.10.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
ARMEN DALLKU; kryetrajner i klubit të futbollit DUKAGJINI nga Klina me numër të ID kartelës; 000613M83 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së V-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; A ; TREPÇA – DUKAGJINI 3:2 e zhvilluar me datë 17.10.2020 në stadiumin me bari sintetik “Xhevat Isufi“ në Mitrovicë. (raporti zyrtarëve; pas përfundimit të ndeshjes kishte hyrë në fushë, dhe pas përshëndetjes kishte ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarin kryesor Petrit Rama). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 42.1 pika b dhe neni 10 paragrafi 3; DENOHET me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
MEHMET HAXHIU; zyrtar për siguri i klubit të futbollit TREPÇA nga Mitrovica me numër personal; 1173832032, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për provokime dhe ofendime në drejtim të lojtarëve mysafirë pas përfundimit të ndeshjes së javës së V-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; A ; TREPÇA – DUKAGJINI 3;2 e zhvilluar me datë 17.10.2020 në stadiumin me bari sintetik “ Xhevat Isufi “ në Mitrovicë. (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes provokon dhe ofendon lojtaret e ekipit mysafirë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 42.1 pika b dhe neni 10 paragrafi 3; DENOHET në të holla në shumë prej; 200 euro ( dyqind euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 ( tetë ) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm .
GENC TAMNIKU; kryetrajne i klubit të futbollit A&N nga Prizreni me numër të ID kartelës; 018076M66 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; V-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi A; ONIX – A$N e zhvilluar me datë 17.10.2020 në stadiumin “Demush Mavraj“ në Istog. (raportet zyrtare; ndëshkim direkt me karton të kuq për sharje dhe ofendime ndaj gjyqtarit kryesor Ilir Mehmeti) Bazuar në nenin 42/1 pika d të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë në kryerje të funksionit të trajnerit dhe detyrave tjera zyrtare në klub për; 3 ndeshje sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
IBRAHIM GAVAZAJ; lojtar i klubit të futbollit VËLLAZERIA nga Zhuri me numër të ID kartelës; 001528M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së V-të të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve; VËLLAZERIA – BEHARI e zhvilluar me datë 17.10.2020 në Prizren (raportet zyrtare; minuta e 87 ; grushtim i lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika a; DENOHET me ndalesë loje për ; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .
YLBER MAZREKAJ; lojtar i klubit të futbollit BEHARI nga Vitomirica e Pejës me numër të ID kartelës; 002879M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 1, në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; V-të të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZERIA – BEHARI e zhvilluar me datë 17.10.2020 në Prizren. ( raportet zyrtare ; minuta e 87 grushtim i lojtarit kundërshtar ). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika a; DENOHET me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
ALBIN MEHAJ ; lojtar i klubit të futbollit BEHARI nga Vitomirica e Pejës me numër të ID kartelës; 004709M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 6 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; V-të, të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve; VËLLAZERIA – BEHARI e zhvilluar me datë 17.10.2020 në Prizren. (raportet zyrtare ; minuta e 87 grushtim i lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika a; DENOHET; me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
LINDRIT SELIMI; lojtar i klubit të futbollit FERIZAJ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 009204M04 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 3, në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; ; III-të, Ligës së kadetëve në nivel nacional; FERIZAJ – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 17.10.2020 në Ferizaj. (raporti i zyrtarëve; minuta 60; grushtim i lojtarit kundërshtar ). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika a; DENOHET me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Për mos ofrim të provave lidhur me përmbushjen e obligimeve – detyrimeve financiare konform kontratave për lojtaret në ankimim sipas afateve të përcaktuara nga mbledhjet e datës ; 02 .10.2020 dhe 07.10.2020, komisioni disiplinor duke iu referuar akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës në respektim të kontratave të deponuara në sistemin FIFA-CONECT dhe vërtetuara dhe protokolluara në FFK për të njëjtat ;
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
ndaj klubeve të futbollit ;
1. KF Drenica nga Skenderaj
2. KF Ferizaj nga Ferizaj
3. FC Prishtina nga Prishtina
4. FC Besa nga Peja
5. KF Feronikeli nga Drenasi
6. KF Flamurtari nga Prishtina
7. KF Dukagjini nga Klina
8. FC Vushtrria nga Vushtrria
9. KF Trepça nga Mitrovica
10.KF Arbëria nga Dobraja e Lipjanit
Afati për përmbushjen e detyrimeve të klubeve ndaj lojtarëve si të mbetura konform kontratave të lidhura klub-lojtar është 8 (tetë) ditë, nga publikimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Komisioni respekton edhe lidhjen eventuale të marrëveshjeve; klub – lojtar në përcaktimin e afateve kohore për përmbushjen e detyrimeve , marrëveshje e cila duhet të deponohet në Federatën e Futbollit të Kosovës. Mos respektimi i këtyre dy alternativave obligon Komisionin disiplinor në aplikimin e nenit 69 paragrafi 1 pika a dhe c e Rregullores disiplinore .
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 20.10.2020 , respektivisht nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 20.10.2020 Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetari Met Çeku