23.05.2014 – Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbjatur me datë 23.05.2014 ( ditë e premtë – ora 15,00 ), shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshjet e zhvilluara dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
1. KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për dështime në organizim, mospërmbyllja e protokollit zyrtar, mos pagesa e zyrtarëve të ndeshjes së javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 euro ( tetëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1
2. BEDRI SADIKU ; sekretar i klubit, në cilësi të përsonit zyrtar , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të sjelljeve josportive ( kërcnime dhe fyerje drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të pjesëlojes së parë të takimit ) në ndeshjen zyrtare të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohezgjatje për; 2 ( dy ) muaj lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
3. GEZIM KAÇANIKU ; ndihmestrajner i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të licencës 167, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ( versulje me qëllim të sulmimit të gjyqtarëve ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Fushë Kosova e e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcionit të trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub në kohëzgjattje për ; 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara në klub , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5
4. ENVER SALIHU ; trajner në klubin e futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të licencës 183 , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ( tentim sulmi në gjyqtaret e takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin e qyetit “ Rizah Lushta “ në Në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcionit të trajnerit në klub dhe funkcioneve tjera në kohëzgjatje për ; 2 ( dy ) muaj lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
5. AFRIM MZIU; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 7708 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19 , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje josportive ( pengim i kryerjes së dëtyres zyrtare të policisë së Kosovës, perleshje me të njejtit që të gjitha në kundërshtim më rregullat e lojës së futbollit ) në ndeshjen e javës së XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( në mungesë të raporteve të kërkuara );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pëzulluari “ Afrim Mziu si dhe raporti nga Policia e Kosovës, afati datë 26.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
6. ARBER PREKAZI ; lojtar i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria me numër të librezës 1/1776 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të jokorrektësisë ndaj lojtarit kundërshtar ( start dhe goditje pa top ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Ferizaj e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet plotësuese )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
8. KF “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Drita e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet shtesë dhe deklaratat e zyrtarëve )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 2.
KËSHILLA JURIDIKE :
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër XXXI-XXVIII- , respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 23.05.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d. v.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni disiplinor – shkalla e parë
Buletini Zyrtar i FFK-së
Prishtinë, datë 22.05.2014
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur më datë 22.05.2014 ( ditë e enjtë ora 16,00 ) shqyrtoi procedurat e inicuara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve te javes se XXIII – XXV, te Liges se dytë te Kosoves, grupi A-B dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
1. HAMËZ BERISHA; lojtar i klubit të futbollit “ Luftetari “ nga Brekoci i Gjakoves me numër të librezës 62-7 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedurë të inicuar për ndëshkim me karton të kuq ( Motivi: start jo i lejuar ne lojtarin e ekipit kundershtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A ; Artakolli – Luftetari e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu”, ne qytetin e Vushtrrisë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
2. VALMIR SOGOJEVA ; lojtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Millosheva e Kastriotit me numër të librezës 1806-13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës e numër 19, në procedurë të inicuar nga ana e komisarit te garave, për ndeshkim me karton të kuq ( Motivi: start i palejuar ne lojtarin e ekipit kundershtar ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; Opoja – Liria e zhvilluar në Dragash (ndeshje e ndërprerë ne min.43 pershkak se ekipi mysafir eshte terhjekur nga fusha); ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar, afati datë 26.05.2014 – Rregullorja disiplinore neni 31.
3. SHPETIM GERVALLA : lojtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Millosheva e Kastriotit, me numër të librezës sportive ; 12338 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5 në procedurë të inicimit nga ana e komisarit te garave, për ndëshkim me karton të kuq ( Motivi: sharje dhe ofendime ma brutale në gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; Opoja – Liria e zhvilluar në Dragash, (ndeshje e ndërprerë ne min.43 pershkak se ekipi mysafir eshte terhjekur nga fusha); ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar, afati datë 26.05.2014 – Rregullorja disiplinore neni 31.
4. KF LIRIA; nga Milloshva e Kastriotit per terhjekje te klubit nga fusha e lojes (ndërprerja e ndeshjes ne min.43 pershkak te ndëshkimit me kartona te kuq te lojtareve me nr.19 dhe nr.5), ne ndeshjen e javes se XXV-të te Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; Opoja – Liria e zhvilluar në Dragash ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lëndës ). Kërkohen raportet plotësuese dhe deklaratat shtesë nga zyrtari i klubit të futbollit “ Liria “ nga Millosheva për atë ndeshje, afati datë 26.05.2014 – Rregullorja disiplinore neni 31 .
KËSHILLA JURIDIKE :
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të ketij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 23.05.2014, rrespektivisht nga data e pranimit. Por, ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 22.05.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d. v.