Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Met Çku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Avni Shala , Luan Salihu dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.10.2020, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore pas përfundimit të ndeshjeve të javës së fundit për Superligë të zhvilluara me datë 27-28.10.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
TAHIR BATATINA; kryetrajner i klubit të futbollit FC LLAPI 1932 nga Podujeva me numër të Id kartelës ; 001144M77 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; IX-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – LLAPI 1932 e zhvilluar me datë 28.10.2020 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas. ( raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes , hyn në fushë edhe pse ishte i ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve, mësyen në drejtim të gjyqtarëve të mesi fushës duke kërcnuar, shar dhe ofenduar gjyqtarin kryesor Genc Nuza në presence të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. i njejti në prononcim për media drejton akuza dhe deklarata jo sportive dhe të pa bazuara ndaj gjyqtarit Genc Nuza, duke tentuar të kushtëzojë delegimin e Nuzës në ndeshjet që I zhvillon Llapi 1932).Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla është 8 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
BURIM ZHJEQI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit FC LLAPI 1932 nga Podujeva me numër të ID kartelës; 015598M87 në procedurë të inicuar disiplinoire nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve jo sportive dhe kanosje ndaj zyrtarëve Policor në detyrë për sigurimin e ndeshjës së javës së ; IX-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – LLAPI 1932 e zhvilluar me datë 27.10.2020 në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet zyrtare ; per sjellje josportive ndaj zyrtareve në detryrë shoqerohet në stacionin policor në Drenas për procedura). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratë deklaratës) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në procedura disiplinore z. Burim Zhjeqi lidhur me rastin. Afati datë 02.11.2020.
KF ULPIANA ; nga Lipjani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; VII të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; ULPIANA – DARDANA e zhvilluar me datë 27.10.2020 në stadiumin e qytetit në Shtime. (raportet zyrtare; mos respektimi masave anti covid gjatë zhvillimit të ndeshjës, si dhe lejimi i punimeve ndërtimore mbi lokalet zyrtare, shumë pranë pankinave – hapsirës teknike). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT .
MARJAN BERISHA; lojtar i klubit të futbollit KORENICA nga Shkugëza me numër të ID kartelës; 003257M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ssportive 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KORENICA – PRIZRENI e zhvilluar me datë 28.10.2020 në Shkugëz . (raportet zyrtare; goditje e lojtarit kundërshtar pa top). Bazuar në nenin 42.1 pika c të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
DONALD KRASNIQI; zyrtar i klubit të futbollit të femrave U-16 ; KFF SHQIPONJA , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesares së garave, për manifestim të sjelljëve jo sportive në ndeshjen e Ligës së futbollit të femrave ; U-16 ; KFF ISTOGU – KFF SHQIPONJA e zhvilluarme datë 24.10.2020 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog. (raportet zyrtare ofendon dhe kercnon gjyqtaret pas përfundimit të ndeshjes ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore ; DENOHET me 2 ( dy ) ndeshje ndalesë në kryerjen e deturave zyrtare dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit datë 30.10.2020, rrespektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 30.10.2020 Komisioni disiplinor, shkalla e parë; Kryetari Met Çeku