Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku- kryetar dhe Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami- anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.11.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet disiplinore të filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 31.10 dhe 01.11.2020, dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të rregullores disiploinore sjelli këto;

V E N D I M E

BURIM ZHJEQI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit FC LLAPI 1932 nga Podujeva me numër të ID kartelës; 015598M87 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për manifestim të sjelljeve jo sportive në ndeshjën e javës së ; IX-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – LLAPI 1932 e zhvilluar me datë 27.10.2020 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas. (raportet zyrtare dhe deklarata e ndihmëstrajnerit Burim Zhjeqi; kanosje drejtuar zyrtarëve policor në detyrë për sigurimin e ndeshjes prej nga edhe shoqërohet në stacionin policor në Drenas për procedura). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

BAJRAM BEJTULLAHU ; bartës i barrelës në klubin e futbollit FC LLAPI 1932 nga Podujeva ,me numër të ID kartelës; 020189M82 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve jo sportive në ndeshjën e javës së; X-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI 1932 – DRITA e zhvilluar me datë 01.11.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. (raportet zyrtare; shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjës Visar Kastrati). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d ) të Rregulloren disiplinore; DENOHET me 2 ( dy ) ndeshje ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF DARDANA nga Kamenica, në procedurë të inicar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së VIII-të , të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; DARDANA – VITIA e zhvilluar me datë; 31.10.2020 në stadiumin e qytetit në Kamenicë. (raportet zyrtare; kishte lejuar numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna, në kundërshtim me vendimet e MSH,IKSHPK dhe FFK-së, për çka ishte ndalur loja në minute e 13, deri sa organet e rendit i larguan shikuesit. Pas përfundimit të ndeshjës një shikues kishte hyrë në fushë dhe kishte shar dhe ofenduar rëndë gjyqtaret e ndeshjës). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika h) dhe neni 10 paragrafi 1 pika d) të Rregullores disiplinor; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët I plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

SEVI KASTRATI: kryetari klubit të futbollit DARDANA nga Kamenica, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve jo sportive në ndeshjen e javës së; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; DARDANA – VITIA e zhvilluar me datë; 31.10.2020 në stadiumin e qytetit në Kamenicë. (raportet zyrtare; fyen, shan, dhe ofendon personat zyrtare të takimit, i njëjti – kryetari klubit, pas përfundimit të pjesëlojës së parë, prap kishte fyer, shar dhe ofenduar gjyqtarët e ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës); I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë të hapur disiplinore z Sevi Kastrati. Afati datë 05.11.2020.

KF VUSHTRRIA 1922 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për dështim në organizimin e ndeshjes së javës së ; VIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; grupi A; VUSHTRRIA 1922 – TREPÇA e zhvilluar me datë 01.11.2020 në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri. (raportet zyrtare; pas përfundimit të pjesëlojes së parë, një person i paautorizuar futet në fushë dhe shan, e ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes; Valon Bajgora). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kmpletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik Vushtrria 1922 – përsoni për siguri në atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 05.11.2020.

KARIM MUHAMED; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 002819M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive; 6, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; VUSHTRRIA 1922 – TREPÇA e zhvilluar me datë 01.11.2020 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri. (raportet zyrtare; ndërhyrje e palejuar në zonën e portierit si lojtar fundor duke mohuar mundësinë e shënimit të golit ekipit kundërshtar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF VLLAZNIA nga Pozharani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mungesë të mjekut (mosprezenca) në ndeshjen e javës së; VIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; B; VLLAZNIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 01.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Sadovinë të Jerlive në Viti. (raportet zyrtare; mungesa e mjekut përkundër obligimit që mjeku duhet të jetë prezent gjatë zhvillimit të ndeshjes). Bazuaer në nenin 32 të Rregullores disiplinore; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik Vllaznia nga Pozharani – zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 05.11.2020

KF FERIZAJ; nga Ferizaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave , për mungesë të mjekut (mosprezenca) në ndeshjen e javës së; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; FERIZAJ – ULPIANA e zhvilluarne stadiumin me bari sintetik në Ferizaj(raportet zyrtare; mungesa e mjekut të ekipit). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Regullores disiplinore I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. (vendimin përfundimtar të Komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik Ferizaj – personi zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 05.11.2020.

ARJAN ABAZI; lojtar i klub të futbollit VJOSA nga Shtimja me numër të ID kartelës 007951M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 21 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; VIII-të Ligës së dytë të futbollit kategoria e seniorëve; MINATORI – VJOSA e zhvilluar me datë 31.10.2020 në Magurë. (raportet zyrtare; ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjës). Bazuar në nenin 42.1 pika c) të Rregullores disiplinore ; DENOHET; me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

LEND BERISHA; lojtar i klubit të futbollit RAMIZ SADIKU nga Prishtina me numër të ID kartelës; 005091M04 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 33, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e e javës së ; V;të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve ; RAMIZ SADIKU – LIRIA e zhvilluar me datë 01.11.2020 në Prishtinë. (raportet zyrtare; kundërshtim në vendimin e gjyqtarit të ndeshjes). Bazuar në nenin 42.1 pika c) të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DREN LEKA; lojtar i klubit të futbollit LIRIA nga Prizreni me numër të ID kartelës; 002119M04 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; V-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve; RAMIZ SADIKU – LIRIA e zhvilluar me datë 01.11.2020 në Prishtinë. (raportet zyrtare; kundërshtim në vendimin e gjyqtarit të ndeshjes). Bazuar në nenin 42.1 pika c) të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DARDAN BAHTIRI; lojtar i klubit të futbollit; ILIRIA UNITED i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; V;të; ILIRIA UNITED – DARDANET e zhvilluar me datë 01.11.2020. Bazuar në nenin 39 paragrafi 1 të Rregullores disipolinore ; DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF ILYRIA UNITED; në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim lidhur me angazhimin e lojtarit pa të drejtë loje në ndeshjen e javës së ;V;të; ILIRIA UNITED – DARDANET. Në mungesë të raporteve plotësuese, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik ILIRIA UNITED – personi zyrtar për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 05.11.2020.

AFRIM JASHARI; kryetrajner i klubit të futbollit VJOSA nga Shtimja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve jo sportive në ndeshjen e javës së VIII-të Ligës së Dytë të të futbollit kategoria e seniorëve ; MINATORI – VJOSA e zhvilluar me datë 31.10.2020 në Magure. (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ; fyerje, ofendime dhe sharje pas perfundimit te ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë disiplinore z. Afrim Jashari lidhur me rastin. Afati datë 05.11.2020.

NUHI BAHTIRI ; kryetrajner dhe zyrtar i klubit të futbollit ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit (kategoria e juniorëve), në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mos respektim të procedurave në kompletimin e dokumentacionit ; ID kartelave të lojtareve për zhvillimin e ndeshjes per kategorinë e juniorëve; (nuk ka poseduar dokumentacionin e kërkuar përkatës për lojtaret e kësaj grupmoshe. Bazuar ne nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore z. Nuhi Bahtiri; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raportet nga ; Nuhi Bahtiri kryetrajner në procedurë disiplinore lidhur me rastin. Afati datë 05.11.2020.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga dita e sjelljës së vendimit datë 03.11.2020, rrespektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit ( neni 118 i Rregullores disiplinore ).

Prishtinë, datë 03.11.2020 Komisioni disiplinor ; shkalla e parë, kryetari Met Çeku