Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku- kryetar dhe Dukagjin  Zefi, Avni Shala, Luan Salihu  dhe Bekim Behrami –  anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.11.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve të garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit e zhvilluar më datë 04-05.11.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

 

V E N D I M E

 

SEVI  KASTRATI  kryetar i klubit të futbollit  DARDANA nga Kamenica ,ë procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së ; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; DARDANA – VITIA e zhvilluar me datë 31.10.2020 në stadiumin e qytetit në Kamenicë. (raportet zyrtare; fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar zyrtarëve të ndeshjes). Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika  C) dhe neni 10 paragrafi  2 të Rregullores disiplinore; DENOHET në të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 8 ( tetë ) ditë , nga  dita  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

 

KF  VUSHTRRIA  nga Vushtrria, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së ; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA  1922 – TREPÇA  e zhvilluar me datë 01.11.2020 në stadiumin “Ferki Aliu “ në Vushtrri. (raportet zyrtare;  personi i pa identifikuar futet në fushë dhe ofendon , shan gjyqtarin kryesor  të ndeshjes Valon Bajgora ). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika ; f ) të Rregullores disiplinore ; i shqiptohet masa disiplinore e  VEREJTJE  E  FUNDIT .

 

KF  VLLAZNIA  nga Pozharani në procedurë të hapur disiplinore  nga ana e komisionit  për mungesë të  mjekut (mosprezencë)  në ndeshjen e javës së; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; VLLAZNIA – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin me bari  sintetik  në Sadovinë të Jerlive në Viti me datë 01.11.2020.  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)  Bazuar në  nenin 52 paragrafi 1 pika f) ; i shqiptohet masa disiplinore; VEREJTJE  E  FUNDIT .

 

KF  FERIZAJ ; nga Ferizaj  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për  mungesë të mjekut (mosprezencë) në ndeshjen e javës së ; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi  B; FERIZAJ – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin me bari sintetit në Ferizaj. ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )  Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika f)  të Rregullores  disiplinore ; i shqiptohet masa  disiplinore;  VEREJTJE  E  FUNDIT.

 

AFRIM  JASHARI; kryetrajner në klubin e futbollit VJOSA nga Shtimja  në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje jo sportive në ndeshjen e javës së; VIII-të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  MINATORI  – VJOSA  e zhvilluar me datë 31.10.2020 në Magure të Lipjanit. ( raportet zyrtare fyerje, ofendime dhe sharje pas përfundimit të ndeshjes). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c) dhe nenit 10 paragrafi 2  të Rregullores  disiplinore ; DENOHET në të holla në shumë prej; 100  euro (njëqind  euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është  8 (tetë) ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

 

KF  ILYRIA  UNITED ; mbetet në procedurë të hapur disiplinore deri në kompletimin e  provave- lëndës ). Kërkohen raportet plotësuese nga delegati  ndeshjes dhe gjyqtaret e atij takimi. Afati datë  09.11.2020.

 

NUHI  BAHTIRI; kryetrajner  dhe zyrtar klubit të futbollit ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit ( kategoria e juniorëve ) mbetet në procedurë të hapur  disiplinore deri në kompletimin e lëndës; Kërkohen deklarata plotësuese nga kryetrajneri  Nuhi Bahtiri si dhe delegati  dhe gjyqtaret e takimit  lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020  .

 

LABINOT  IBRAHIMI; lojtar i klubit të futbollit  ARBERIA  nga Dobraja e Lipjanit me numër të ID kartelës; 015607M86 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës 22, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për manifestim të sjelljeve jo sportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – ARBERIA e zhvilluar  me datë 04.11.2020 në stadiumin  “Fadil Vokrri“ në Prishtinë . (raportet  zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes; qëllimisht e dëmton mikrofonin me wireless dhe mbajtësin e tij, vlera e të cilit është  750   euro sipas përfaqësuesve të kompanisë “Art Motion“. ) Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese  nga lojtari në pezullim Labinot Ibrahimi lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020 . Njëherësh klubi- lojtari obligohet që të paguajë  dëmin e shkaktuar kompanisë Art  Motion.

 

ISMET  MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI nga Suhareka në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për përdorim të fjalorit të pa përshtatshëm jo sportiv në drejtim të gjyqtarëve të ndeshjes së javës së ; XI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – BALLKANI e zhvilluar me datë 05.11.2020 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas. (raportet zyrtare). Bazuar në neni 32 paragrafi 1 të Rregullores  disiplinore ; I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  kryetrajneri në procedurë z. Ismet Munishi  lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020.

 

KF  TREPÇA  89  nga Mitrovica  në procedurë të iniciuar  disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimi e ndeshjes së javës së ; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA  89 – DRITA  e zhvilluar me datë 04.11.2020 në stadiumin “ Riza  Lushta “ në Mitrovicë. ( raportet zyrtare; pas përfundimit  të pjesëlojës së parë i lejohet qasja në lokalet zyrtare personit të pa autorizuar  z. Ilir  Bojku , i cili në hyrje të  tunelit dhe në lokalet zyrtare , ofendon, shan dhe kërcënon seriozisht gjyqtarët e këtij takimi. I njëjti ishte në listën e personave të vendasve, për këtë arsye zyrtaret e ndeshjes kërkuan largimin e tij nga stadiumi, për çka edhe  vazhdimi i pjesëlojës  së dytë filloi me një vonesë prej 14 min). Bazuar në  nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores  disiplinore I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës.

kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari përgjegjës i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin, njëherësh deklarata kërkohet edhe nga zyrtari i klubit z. Ilir  Bojku. Afati datë 09.11.2020 .

 

DURIM  PRUSHI; lojtar i klubit të futbollit  SHARRI nga Hani  Elezit  me numër të ID kartelës; 009537M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 16 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së; IX-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; SHARRI – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 05.11.2020 në Han të Elezit. (raportet zyrtare ; minuta e 78 sjellje jo  sportive ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin  45 paragrafi 1 pika a) të Rregullores disiplinore ; DENOHET  me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

TOMË  KOLAJ ; lojtar i klubit të futbollit  DUKAGJINI nga Novosella e Gjakovës me numër të ID kartelës; 004740M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  5, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; IX-të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; SHARRI – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 05.11.2020 në Han të Elezit. (raportet zyrtare; sjellje jo sportive në drejtim të gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin  42.1  pika c) të Rregullores disiplinore ; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

GRANIT  HALILI ; trajner në klubin e futbollit të femrave  KFF  PRESINGU – U-16  me numër  1174601743 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komesares së garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së kadeteve për futbollin e femrave; U-16 ; KFF  KIJEVA – KFF PRESINGU  e zhvilluar me datë 02.11.2020 në stadiumin e qytetit në Malishevë. (raportet zyrtare ; minuta e 53 – reagim ne vendimin e gjyqtarit të ndeshjes). Bazuar në nenin  42.1 paragrafi 1 pika d) të Rregullores disiplinore ; DENOHET; me  2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

BESART  DELIU ; lojtar i klubit të futbollit  VJOSA  nga Shtimja,  me numër të ID kartelës  007948M95 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për aktivizim  pa të drejtë loje për ekipin e futbollit PERPARIMI nga Runiku  në ndeshjen e Ligës së tretë ; PERPARIMI –  KORENICA  e zhvilluar me datë 01.11.2020  në Runik të Skenderajt. (raportet dhe provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar ku vërtetohet se lojtari  Besart Deliu ka luajtur ne emër të lojtarit  Musa Hysenaj me numër të ID karteles; 020023M88  i evidentuar në protokollin e ndeshjes por i pa qenë prezent në ndeshje). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1  të Rregullores  disiplinore, për mashtrim dhe sjellje në lajthim të organeve të Federatës , lojtari Besart  Deliu; PEZULLOHET pa të drejtë loje në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari ne pezullim Besart Deliu lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ; komisionit për ankesa në afatin kohor prej  ; 8 ( tetë ) ditëve  nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 06.11.2020, rrespektivisht nga publikimi i tij në Faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë, 06.11.2020
Komisioni disiplinor ; shkalla e parë, kryetari   Met  Çeku