Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 10.11.2020, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve shtesë dhe deklaratave plotësuese , konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
LABINOT IBRAHIMI; lojtar i klubit të futbollit ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit me numër të ID kartelës; 015060M86, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 22, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve jo sportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – ARBERIA e zhvilluar me datë; 04.11.2020 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë. (raportet shtesë dhe deklarata e kërkuar plotësuese nga lojtari; reagimet e pa nevojshme me ç`rast e dëmton mikrofonin dhe mbajtësin e tij). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c) dhe neni 10 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; DENOHET ; me të hoilla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi (10.11.2020) respektivisht publikimit të tij në Faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Njëherësh klubi futbollistik Arbëria – lojtari Labinot Ibrahimi marrin për obligim për pagesën e dëmit të shkaktuar (mikrofonit) të kompanisë Art-Motion sipas faturës së ofruar nga ana e kompanisë.
ISMET MUNISHI; kryetrajner në klubin e futbollit BALLKANI nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për përdorim të fjalorit të pa përshtatshëm (fjalorit jo sportiv) në drejtim të gjyqtarëve të ndeshjës së javës së ; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – BALLKANI e zhvilluar me datë 05.11.2020 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas. (raportet shtesë dhe deklaratat plotësuese nga trajneri Ismet Munishi lidhur me rastin ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c) dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej; 200 euro ( dyqind euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 8 (tetë) ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi; (10.11.2020) respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF TREPÇA 89 ; nga Mitrovica në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për lëshme në organizimin e ndeshjes së javës së ; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – DRITA e zhvilluar me datë 04.11.2020 në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë. (raportet zyrtare shtesë dhe deklaratat plotësuese të kërkuara; hyrja e personit të pa autorizuar në lokalet e zyrtarë prej nga fyen dhe ofendon gjyqtaret e ndeshjes). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika f ) të Rregullores disiplinore në pajtim me dispozitat e Propozicioneve dhe Rregullores së garave i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.
BESART DELIU; lojtar i klubit të futbollit VJOSA nga Shtimja me numër të ID kartelës; 007948M95 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për mashtrim dhe sjellje në lajthim të zyrtarit – delegatit të ndeshjes dhe komisionit të garave në aktivizimin e tij pa të drejtë loje në vend të lojtarit të pa qenë në ndeshjen e Ligës së tretë të futbollit; PERPARIMI – KORENICA e zhvilluar me datë 01.11.2020 në Runik të Skenderajt. (raportet dhe provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar dhe delegatit të ndeshjes; ku dëshmohet së lojtari Besart Deliu – lojtar i klubit të futbollit Vjosa nga Shtimja aktivizohet rrejshëm dhe pa të drejtë loje për ekipin e futbollit Perparimi nga Runiku në emër të lojtarit Musa Hysenaj i evidentuar në protokollin zyrtar por jo present dhe i pa qenë në ndeshje ). Bazuar në nenin 58 paragrafi 1 pika ; a dhe b të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për; 6 (gjashtë) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi (10.11.2020) respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit ( neni 118 paragrafi 1 ; Rregullorja disiplinore ).
Prishtinë, datë 10.11.2020
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetari Met Çeku