Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 13.11.2020 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve zhvilluara me datë 11-12.11.2020 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E ;

DARDAN PODRIMJA ; lojtar i klubit të futbollit ISTOGU nga Istogu me numër të ID kartelës ; 004756M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të Fanelës sportive 26 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; A$N – ISTOGU e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Bokë të Korishës – Prizren. ( raportet zyrtare ; Pas një tollovije në fushë në mes të lojtarëve të ekipeve, nga pankina futet në fushë dhe kyqet në problemin e shkaktuar nga lojtaret). Bazuar ne nën 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AGIM BUDURI; kryetar i klubit të futbolllit A$N nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje jo sportive në ndeshjën e javës së; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A ; A$N – ISTOGU e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Bokë të Korishës – Prizren. ( raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjës ; manifeston sjellje jo sportive drejtuar gjyqtaret e takimit duke I share dhe ofenduar rëndë ). Bazuar në neni 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kreytari në pezullim z Agim Buduri lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

KF KEK-u nga Obiliq në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; IX-të Ligë së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi;B; KEK-u – DARDANA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq. ( raportet zyrtare ; fillimi ndeshjës me 8 minuta vonesë dhe po ashtu edhe pjesëloja e dytë nisi me 3 minuta vonesë, sepse është dashur të zbrazen tribunat nga shikuesit që ishin future në stadium jashtë rexhistrit të stafit të klubeve, në kundërshtim me vendimet e MSH , IKSHPK dhe ligjit anti covid ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore klubit nikoqir KF KEK-u ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raporti shtesë nga KF KEK-u nga Obiliqi – përsoni për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

BESNIK MJEKU; kryetar i klubit të futbollit KEK-u nga Obiliqi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; KEK-u – DARDANA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq. ( raportet zyrtare ; pas përfundimit të pjesëlojës së parë ofendon, dhe shan gjyqtaret e takimit, duke iu bërë presion, njëherit I njejti edhe pas përfundimit të ndeshjës në presence të policies perserit veprimet e njejta, në një moment edhe kishte kapur për dore gjyqtarin por kishte intervenuar policia dhe e kishte parandaluar sulmin. Pas përfundimit të ndeshjes gjyqtaret u percollen nga ana e policies deri tek veturat e tyre përshkak të kërcnimeve të vazhdueshme . ). Bazuar në neni 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; ( në mungesë të deklaratës ) PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit – kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetari klubit në pezullim z Besnik Mjeku lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

ARDIAN SHALJANI ; lojtar i klubit të futbollit KEK-u nga Obiliqi me numër të ID kartelës ; 003393M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 22 në procedurë të inicuar disiplinoire nga ana e komisionit të garave për sjellje jo sportive në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosoivës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – DARDANA e zhvilluar me datë 11.11.20290 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obliq. ( raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjës shan dhe ofendon gjyqtaret dhe delegatin e takimit si dhe organet e Federatës së Futbollit të Kosovës ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – deri në vendimin përfundimtar të komisionit – kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Ardian Shaljani lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

SHIQERI BUJUPI ; drejtor sportiv i klubit të futbollit DRENASI nga Drenasi me numër personal; 2010029107 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje jo sportive në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; grupi; A ; ONIXI – DRENASI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog. ( raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjës shan , fyen dhe ofendon rëndë gjyqtaret e ndeshjës ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës ) PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga drejtori sportiv në pezullim z Shiqiri Bujupi lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

ELIDON BUJUPI ; përfaqësuesi zyrtar i klubit të futbollit DRENASI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 019947M95 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje jo sportive – të gabuara në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës Parë të Kosovës në futboll për kategorinë s seniorëve grupi A; ONIXI – DRENASI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog. ( raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjës versulet në drejtim të gjyqtarëve të takimit duke I shar,fyer dhe ofenduar rëndë ata si dhe e kishte shtyer me duar gjyqtarin kryesor ). Bazuar në neni nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratë deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim z Elidon Bujupi lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

AMRUSH BUJUPI ; lojtar i klubit të futbollit DRENASI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 003656M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 12 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioirëve grupi; A ; ONIXI – DRENASI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog. ( raportet zyrtare ; pas perfundimit të ndeshjës ; fyen dhe ofendon rëndë gjyqtaret e takimit ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë loje për ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federates së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Amrush Bujupi lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

KF FERIZAJ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mungesë të mjekut ( jo present ) në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; VITIA – FERIZAJ e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Sadovinë të Jerlive – Viti. ( raportet zyrtare ; mjeku nuk ishte present gjatë zhvillimit të ndeshjes, por punën e tij e kreu fizioterapeisti; Rregullorja disiplinore neni 53 paragrafi 12 ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklarates zyrtare të klubit ) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës; ( rasti recidiv ). Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik Ferizaj – zyrtari I klubit për atë lojë lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

KF VLLAZNIA nga Pozharani I Vitisë, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mungesë të mjekut ( mos prezencë ) në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; KIKA – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stdiumin e Hogoshtit. ( raportet zyrtare ; klubi nikoqir nuk ka angazhuar mjek në ndeshje ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës së klubit ) ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga KF Vllaznia nga Pozharani – zyrtari saj për atë ndeshje lidhiur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

GËZIM DAKA kryetrajner në klubin e futbollit GJAKOVA nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009151M67 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJAKOVA – VËLLAZERIA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në Gjakovë. ( raportet zyrtare ; fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjës ). Bazuar në nenin 42.1 pika d) të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e federates së Futbollit të Kosovës.

BESIM GJUREVCI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit FUSHË KOSOVA nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës; 020178M72 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – BEHARI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Ekrem Grajqevci “ në Fushë Kosovë. ( raportet zyrtare; reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor ) . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë tëtë deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhurme ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në pezullim z Besim Gjyrevci lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

LEOTRIM KRASNIQI trajner në klubin e futbollit BESA nga Peja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; X-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; BESA – FERIZAJ e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë. ( raportet zyrtare ; per sjellje jo sportive – ofendime drejtuar gjyqtaritkryesor ). Bazuar në nenin 42.1 pika d. të Rregullores disiplinore ; DENOHET ; me ndalesë në kryerjen e detyres së trajnerit në klub për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FATON BUNJAKU ; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 005045M03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; X-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 11.11.2020 ne stadiumin me bari sintetik “ Xhevat Jusufi “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare ). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

NUHI BAHTIRI trajner në klubin e futbollit ARBERIA nga Dobraja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mashtrim dhe sjellje në lajthim të organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës delegatit në ndeshjën e javës së : VI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ARBERIA – VJOSA e zhvilluar me datë 11..11.2020 në magure të Lipjanit. ( raportet zyrtare ; Aktivizimi I lojtarit të klubit të futbollit DUKAGJINI nga Klina ; RINOR SHALA me numër të ID kartelës; 017366M02 për klubin e futbollit ARBERIA nga Dobraja pa të drejtë loje në vend të lojtarit ALBIN BAHTIRI evidentuar në protokoll por i pa qenë në ndeshje ( jo present ). Bazuar në provat e ofruara nga ana e delegatit të ndeshjes; trajneri- njëherit edhe zyrtar i klubit të futbollit Arberia z. NUHI BAHTIRI ; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyres se trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës- deri në kompletimin e lëndës.- vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në pezullim z Nuhi Bahtiri lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020. ( rasti recidiv për trajnerin Nuhi Bahtiri).

RINOR SHALA ; lojtar i klubit të futbollit DUKAGJINI nga Klina me numër të ID kartelës; 017366M02 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mashtrim dhe sjellje në lajthim – lidhur me aktivizimin e tij pa të drejtë loje për klubin në të cilin nuk është i regjistruar dhe licencuar – KF Arberia , në ndeshjen e javës së; VI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ARBERIA – VJOSA e zhvilluar në Magure me datë 11.11.2020. ( raportet zyrtare; provat dhe faktet e ofruara nga ana e delegatit të ndeshjes lidhur me aktivizimin e Rinor Shales në vend të lojtarit të pa qenë në lojë Albin Bahtiri, por I evidentruar në protokollin zyrtar të ndeshjës). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore , lojtari Rinor Shala; PEZULLOHET pa të drejtë loje në të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosoves – deri në vendimin përfundimtar të komisionit- kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Rinor Shala lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

KF ARBERIA nga Dobraja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthim të organeve të Federates së Futbollit të Kosovës lidhur me ofrimin e të dhënave të rrejshme nga ana e trajnerit të tyre NUHI BAHTIRI lidhur me aktivizimin e lojtarit pa të drejtë loje ; Rinor Shala ( lojtar I Klubit të Futbollit Dukagjini nga klina ) për klubin e futbollit Arberia në vend të lojtarit Albin Bahtiri I pa qenë në ndeshje) në ndeshjën e javës së ; VI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ARBERIA – VJOSA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në Magure ( rasti recidiv per trajnerin Nuhi Bahtiri ) . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE klubit të futbollit Arberia deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga kryesia e klubit të futbollit ARBERIA nga Dobraja lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë shqyrtoi edhe kërkesat e lojtarëve ankimues lidhur me mos përmbushjen e obligimeve të tyre nga ana e klubeve në përputhje të kontratave të punës për lojtarë profesionist të vertetuara dhe deponuara në sistemin FIFA – CONECT në FFK. Dhe nga të njejtat duke iu referuar akteve normative- rregulloreve në fuqi ;

HAEN PROCEDURAT DISIPLINORE
për

1. Klubi i Futbollit VITIA nga Vitia për lojtarin LEUTRIM REXHEPI ; kerkesa numer 707/1 datë 09.11.2020 ( për mos përmbushje të obligimeve nga kontrata numer 850 e dates 05.02.2020 e nenshkruar nga personat zyrtar).
2.Klubi i Futbollit LLAPI 1932 nga Podujeva për lojtarin ILIR BLAKQORI ; kërkesa numër 692/1 e datës 20.10.2020 ( për mos përmbushje të obligimeve konform kontratës me numër të protokollit 133 e datës 09.08.2018 e nënshkruar nga personat zyrtar te klubit ).
3. Klubi I futbollit FERONIKELI nga Drenasi për lojtarin ASTRIT FAZLIU ; kërkesa numër; 706/1 e datës 09.11.2020 ( për mos kryerje të obligimeve nga kontrata me numër të protokollit 143 e datës 16.07.2019 e nënshkruara nga zyrtaret e klubit).

Obligohen klubet e lartëshënuara (Vitia, Llapi dhe Feronikeli) që për komisionin disiplinor të ofrojnë provat lidhur me përmbushjen e obligimeve të tyre ndaj lojtarëve të nënshkruara dhe deponuara në Federatën e Futbollit të Kosovës. Afati datë 23.11.2020 ( në të kundërten do të veprohet konform nenit 69 të Rregullores disiplinore.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së ketij vendimi datë 13.11.2020 – rrespektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 13.11.2020 Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari Met Çeku