Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 24.11.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve garuese pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 20 dhe 21.11.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
MIFTAR MIFTARI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit VITIA nga Vitia me numër të ID kartelës; 002762M96 në procedurë të hapur disiplinore – i pezulluar nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinore , për manifestim të sjelljeve të gabuara në ndeshjen e javës së; X-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; VITIA – ULPIANA e zhvilluar me datë 15.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (minuta e 85 pas tollovisë së shkaktuar në mes të lojtarëve të të dy ekipeve Brenda fushës së lojës , futet në fushë zyrtari Miftar Miftari dhe grushton njërin nga lojtaret kundërshtar). Bazuar në nenin 51 paragrafi 1 pika a . të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë të ushtrimit të funksioneve në klub në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KFF VIZIONI; U-16 nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për mashtrim dhe sjellje në lajthim në paraqitjen e të dhënave (të rreme dhe jo të sakta) në protokollin e ndeshjes së javës së ; VI-të të Ligës së kadetëve U-16 për femra ; SHQIPONJA – VIZIONI e zhvilluar me datë 13.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishevë. Raportet zyrtare (aktivizimi i lojtares Agnesa Hajdini pa të drejtë loje e pa evidentuar në protokollin e ndeshjes, në vend të lojtares Liza Hoxha e evidentuar në procesverbalin zyrtar por e pa qenë në ndeshje – jo prezente). Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika i. të Rregullores disiplinore ; DENOHET me marrjen e ; 3 (tri) pikëve negative nga piket e fituara të kampionatit në zhvillim.
TEUTA MEHMETI; zyrtare e klubit të futbollit të femrave ; VIZIONI – U-16 nga Ferizaj në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për të dhëna jo të sakta – të rreme në protokollin zyrtar në ndeshjen e javës së; VI-të Ligës së kadetëve për futbollin e femrave ; SHQIPONJA – VIZIONI e zhvilluar me datë 13.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishevë. Raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese (Paraqitja e lojtares Agnesa Hajdini pa të drejtë loje në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së ; VI-të Liga e kadetëve U-16 për futbollin e femrave; SHQIPONJA – VIZIONI në vend të lojtares se evidentuar në protokoll por e pa qenë – jo prezente në lojë ) . Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika j. (tentim) të Rregullores disiplinore DENOHET me ndalesë të kryerjes së funksioneve – detyrave në klub në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
QERIM SHAQIRI ; trajner i klubit të futbollit të femrave ; VIZIONI – U-16 nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit lidhur me aktivizimin e lojtares pa të drejtë loje në ndeshjen e javës së ; VI-të Ligës së kadetëve për femra ; U-16 ; SHQIPONJA – VIZIONI e zhvilluar me datë 13.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishevë. Raportet zyrtare (shkelje e vendimeve dhe urdhëresave të FFK-së në ushtrimin e detyrës se trajnerit – sjellje të gabuara). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore; i shqiptohet masa disiplinore e; QORTIMIT.
AGNESA HAJDINI; lojtare e klubit të futbollit të femrave; VIZIONI; U-16 nga Ferizaj , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për aktivizim pa të drejtë loje me emër të lojtares Liza Hoxha e pa qenë në ndeshjen e javës së; VI-; SHQIPONJA – VIZIONI e zhvilluar me datë 13.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishevë. Raportet zyrtare (aktivizim me ID kartelën e lojtares Liza Hoxha). Bazuar në nenin 58 paragrafi 1 pika a) të Rregullores disiplinore DENOHET; me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
RILIND TROLLI; lojtar i klubit të futbollit MINATORI nga Magura e Lipjanit me numër të ID kartelës ; 002058M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 17, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – MINATORI, e zhvilluar me datë 22.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Gjakovë. Raportet zyrtare (minuta 90 ndëshkimi me karton të kuq; ofendime ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes). Bazuar në nenin 42.2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
SOKOL KIQINA; lojtar i klubit të futbollit FERONIKELI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 006181M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XIII-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FERONIKELI – DRITA, e zhvilluar me datë 22.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Drenas. Raportet zyrtare (minuta 90+3 ndërhyrje e pa lejuar në lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë për mos respektim të kontratave nga ana e klubeve të futbollit në përmbushje të detyrimeve (obligimeve ndaj lojtarëve) hap procedurat disiplinore ndaj;
- KF FERONIKELI për lojtarin Arbër Prekazi, kërkesa numër 711/1 e datës 20.11.2020 ; kontrata me numër të protokollit 135 e datës 16.07.2019. (e nënshkruar nga Naser Rama dhe Arbër Prekazi )
- KF FERONIKELI për lojtarin Mevlan Zeka ; kërkesa numër 710/1 e datës 11.2020 (kontrata me numër të protokollit 148 e datës 16.07.2020 ; (e nënshkruar nga Naser Rama dhe Mevlan Zeka)
- KF LLAPI 1932; për lojtarin Albutrint Morina, kërkesa numër 709/1 e datës 11.2020; Akt – marrëveshja e datës 28.07.2020 dhe regjistruar në FFK me numër të protokollit 783 e datës 29.01.2020 (e nënshkruar me datë 28.07.2020 nga të dy palët; Tahir Batatina dhe Albutrint Morina)
- FC PRISHTINA për lojtarin Ahmet Haliti, kërkesa numër 714/1 e datës 24.11.2020; kontrata me numër të protokollit 518/19 e datës 13.06.2019 (protokolli i klubit; numër 75 datë 07.06.2019 e nënshkruar nga Sokol Krasniqi dhe Ahmet Haliti).
Obligohen klubet; Feronikeli, Llapi dhe Prishtina që për Komisionin disiplinor të ofrojë të dhënat lidhur me kryerjen e obligimeve konform kontratave të lidhura me lojtarë për periudhën e përcaktuar kohore nga marrëveshja. Afati i ofrimit të të dhënave është 8 ditë nga data e marrjes së këtij vendimi 24.11.2020 respektivisht nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së tij, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 24.11.2020 Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetari Met Çeku