Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje;  Met Çeku- kryetar dhe Dukagjin  Zefi, Avni  Shala, Luan  Salihu  dhe Bekim  Behrami – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 04.12.2020 shqyrtoi procedurat e hapura dhe ato në pezullim  si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve  nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform  dispozitave  të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

V E N D I M E

SEAD  ISUFI; lojtar i klubit të futbollit   TREPÇA  nga Mitrovica me numër të ID kartelës  003885M91 dhe licencuar në Federatë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  14 në procedurë të pezullimit  nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A;  TREPÇA –  LIRIA e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Xhevat  Jusufi – Xheki“ në  Mitrovicë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; minuta e  78, godet me bërryl  lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin  45 paragrafi 1 pika a) i Rregullores   disiplinore   DENOHET  me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

LEART  AVDYLI; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA’89  nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 000688M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 13, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për sjellje jo sportive  ndaj  gjyqtarëve të ndeshjes së javës së;XIV- të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – TREPÇA’89 e zhvilluar me datë 30.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë. Raportet zyrtare (Deklarata e gjyqtarëve). Bazuar në nenin  42.2 pika a e Rregullores  disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për;  3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

MILOT  AVDYLI; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA’89 nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 000687M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 7, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarëve në ndeshjen e javës së; XIV – të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 30.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë. Raportet zyrtare (deklarata e  gjyqtarëve). Bazuar në nenin  42.2  pika a  e Rregullores   disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës   së Futbollit të Kosovës.

SYLEJMAN  LIMANI; lojtar i klubit të futbollit LIRIA nga Prizreni me numër të ID kartelës ; 008074M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të  Kosovës me numër të fanellës sportive  7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XV – të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; LLAPI – LIRIA e zhvilluar me datë 02.12.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (kartoni kuq, minuta e 82-të për ndërhyrje si lojtar fundor në  lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin  kohor prej; 8 (tetë) ditëve  nga data e sjelljes së vendimit  datë 04.12.2020 – respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.


Prishtinë,04.12.2020
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetari
Met  Çeku