Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.02.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 19-të, të Superligës së Kosovës, duke iu referuar raporteve ,deklaratave plotësuese të zyrtarëve, incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:
V E N D I M E
Hapet procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të KF “Feronikeli”, Klodian Duro me nr ID 022478M77.
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli-Gjilani zhvilluar me 15.02.2021 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në pronocim për media lidhur me epilogun e takimit akuzoi referët.
Bazuar në nenin 32 paragrafi1, kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri Klodian Duro, deri më 22.02.2021 ora 13:00.
Hapet procedurë disiplinore ndaj zyrtarit të KF “Drenica”, Azem Mecinaj nr ID 020398M87.
Motivi: Në ndeshjen Prishtina – Drenica zhvilluar 13.02.2021 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë , në shenjë revolte e gjuan me top dhe ofendon referin e katërt (4)të ndeshjes.
Bazuar në nenin 32 paragrafi1, kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari Azem Mecinaj , deri me 22.02.2021 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tre) ditëve nga data e sjelljes së tij; datë 19.02.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 19.02.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetari Metë Çeku