Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.02.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 20 dhe 21 të Superligës së Kosovës dhe duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:
V E N D I M E
KF “Drenica”; në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizim të ndeshjes Drenica –Besa, zhvilluar me 25.02.2021 në terrenin më bari sintetik në Drenas. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes, persona të paautorizuar futen në fushën e lojës dhe lokalet zyrtare duke shkaktuar tensione të panevojshme). Bazuar në nenin 52 pika 1 H dhe neni 10 paragrafi 1 pika D, të Rregullores disiplinore;
DENOHET me të holla në shumë prej 1000 euro . Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Skender Mustafa; ndihmëstrajner në KF “ Drenica“ – Skenderaj me nr ID 010189M66 në procedurë të iniciuar nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq, në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës së Kosovës, Drenica –Besa, e zhvilluar në terrenin me bari sintetik në Drenas. Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar –sjellje josportive nda lojtarit të ekipit rival me nr të fanellës 34 Agon Xhaka . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore;
DENOHET me ndalesë të ushtrimit të funksionit të trajnerit dhe detyrave të tjera në klub; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.
Bledar Devolli; kryetrajner i KF “Drenica“ Skenderaj me nr ID 009906M78, në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje josportive në ndeshjen të javës së 20-të të Superligës të Kosovës, Drenica – Besa, e zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Drenas me 20.02.2021; Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar, hyn në fushë dhe i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e skuadrës mysafire, me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare, duke fyer zyrtarët e FC “Besa“). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D;
DENOHET me ndalesë në ushtrimin e funksionit të trajnerit në klub për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Besnik Mjeku; Kryetar i KF “ KEK-u” nga Obiliqi në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës –senior Grupi B, KEK-u – Kika, e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor të takimit, pas reagimit të shpejtë të policisë parandalohet sulmi). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore;
DENOHET me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Naim Biçkaj; kryetar i KF “KIKA” nga Hogoshti në procedurë disiplinore nga ana Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës – senior ; KEK-u – Kika, e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq; Raportet zyrtare (minuta 34 anulohet goli i parregullt me çka kishte reaguar duke e ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe asistentin e dytë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore;
DENOHET me ndalesë të kryerjes së detyrave zyrtare në klub për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Hapet procedurë disiplinore:
-ndaj kryetrajnerit të KF “ Feronikeli”, Klodian Duro me nr ID 022478M77. Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe shtabi teknik mysafirë derisa festonin fitoren në mesfushë, i njëjti afrohet dhe provokon mysafirët, me ç’rast shkakton incident në mes të skuadrave dhe me ndërhyrjen e policisë evitohet eskalimi i situatës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “Feronikeli“ Klodian Duro. Afati datë 02.03.2021 ora 13:00.
-ndaj futbollistit të KF “ Feronikeli “ , Besmir Bojku me nr fanelle 10 dhe me nr ID 015417M95 . Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke parandaluar mundësinë e shënimit të golit, nga gjyqtari kryesor ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Feronikeli – Drenica.Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
DENOHET me ndalesë lojë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.
-ndaj lojtarit të KF “ Dushkaja “ Lugbunar –Gjakovë, Ardian Gjoklaj me nr ID 003707M91. Sipas kryetarit të KF “Dushkaja “ , Pashk Biblekaj, lojtari në fjalë ka keqpërdorur sistemin e FIFA Connect Platform e klubit duke thyer paswordin pa pëlqimin e klubit. Lojtari ka qenë përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit të FFK-s, në mungesë të emailit zyrtar. Që nga fillimi i vitit 2020 si përgjegjës për mirëmbajtjen e email adresës së klubit, ku në janar të vitit 2021 lojtari Ardian Gjoklaj pa autorizim ka ndërruar paswordin e sistemit. Ardian Gjoklaj ka kërcënuar kryesinë e klubit nëpërmjet emailit të tij (provë SMS të deponuar në komision) dhe pranoi kërkesat e lojtarëve të cilët u regjistruan në klubet tjera. Sipas Rregullores së klubit lojtarët duhet t’i kthejnë të gjitha pajisjet sportive dhe të pranohet kërkesa në sistem. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 kërkohet deklaratë nga lojtari Ardian Gjoklaj. Afati 03.03.2021.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 ditëve nga data e sjelljes së tij; datë 26.02.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 26.02.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetari Metë Çeku