ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala në mbledhjen e mbajtur me datë 28.10.2016 (ditë e premte ora 14.00) shqyrtoi procedurat e filluara nga ana e Komisionit të Garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, nga rrethi dytë  të zhvilluara me datë 26.10.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve  konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
 
V  E  N  D  I  M  E
 

KF “ BASHKIMI “
nga Koretini , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e  Komisionit të Garave, për mos organizim të ndeshjes  në pajtim me Dispozitat e Propozicioneve dhe Rregullores së Garave (ku pas përfundimit të takimit nuk ndërmorri masat e nevojshme organizative dhe të sigurisë  për pengimin e incidenteve ku shkelen Dispozitat e Propozicioneve të Garave neni 18 konkretisht paragrafi 1 pika 7 dhe  neni 40 i Rregullores së Garave paragrafi 2 pika 5 dhe si rezultat i mosndërmarrjes dhe veprimeve të duhura pas përfundimit të ndeshjes ku janë shkaktuar trazira dhe incidente serioze – të rënda ku ka pasur sulme në disa lojtarë të ekipit mysafir dhe pastaj vjenë deri të një rrahje – me pasoja të lëndimeve fizike sipas nenit 50 të Rregullores  Disiplinore paragrafi 1 pika 4 dhe  5) në ndeshjen e javës së  zhvilluar më datë 26.10.2017 në Koretin në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – KIKA  (raportet e zyrtareve të ndeshjes, incizimet televizive dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e provave – lëndës (deri në vendimin përfundimtar të Komisionit). Kërkohen deklarata dhe raporte shtesë nga Klubi i futbollit  “Bashkimi“ nga Koretini, gjyqtarët e ndeshjes; Eroll Jonuzi, Bashkim Hyseni, Burim Jashari, personi për siguri për atë ndeshje; Sejdi Kurteshi, delegatit të takimit – Isuf Morina dhe  stacionit policor në Kamenicë, afati datë 31.10.2016 (Rregullorja Disiplinore neni 31 )
 
 
KF  “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për bashkëpjesëmarrje dhe kontribues në krijimin e trazirave dhe situatave të krijuara (hedhje e flakadanëve dhe fishekzjarrëve të tifozerisë së klubit të futbollit “Kika“ nga Hogoshti në fushë dhe të njëjtit pas përfundimit të takimit kanë marrë pjesë në incidentin e krijuar ku ka pasur konfrontime dhe rrahje në mes të shikuesve të të dy ekipeve, ku nga mllefosja e krijuar disa  nga lojtarët e KF “KIKA“ demoluan edhe pjesë të zhveshtoreve); Raportet e zyrtarëve  – neni 89  paragrafi 1 pika 6 dhe incizimet televizive) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohen raporte dhe deklarata shtesë nga zyrtarët e klubit të futbollit “KIKA“ nga Hogoshti, gjyqtarët e ndeshjes  dhe vëzhguesi i takimit. Afati datë 31.10.2016 (Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
 
 
BEKIM  SKOVERQANI; lojtar i klubit të futbollit “BASHKIMI“ nga Koretini me numër të librezës sportive 1565 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e Komisionit  të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (shkelmim i lojtarit kundërshtar pa top) në ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KIKA, e zhvilluar më datë 26.10.2016 (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar)

DENOHET

Me ndalesë loje  për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38  paragrafi 3.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE 
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë, në afatin  kohor prej  8 (tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 28.10.2016 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 

Prishtinë, datë 28.10.2016
Kryetari , Dukagjin  Zefi  d.v.