Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26 të Superligës së Kosovës dhe takimeve te xhiros së 20-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B , duke iu referuar raporteve ,deklaratave plotësuese të zyrtarëve, dhe  konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  mori këto:

V E N D I M E:

Ardit Gashi, futbollisti i KF “Vllaznia” – Pozharan nr fanelle 19 dhe nr ID 001765M96 në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së 20-të të Ligës së Parë – Grupi B, Vllaznia – Ferizaj, zhvilluar më 21.03.2021. Raportet zyrtare: Në minutën e 42-të kacafytje me lojtarin kundërshtar. Bazuar në nenin 34 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore;
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Gentrit Halili, futbollist i KF “Ferizaj“ me nr fanelle 6 dhe nr ID 004069M01, në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq, në ndeshjen javës së 20-të të Ligës së Parë – Grupi B, Vllaznia – Ferizaj, zhvilluar më 21.03.2021. Raportet zyrtare: Në minutën 42 kacafytje me lojtarin kundërshtar. Bazuar në nenin 34 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore.
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Ardit Miftari, futbollist i  KF “Dardana” me nr fanelle 1 dhe nr ID 001991M99, në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq, në ndeshjen javës së 20-të të Ligës së Parë – Grupi B, Dardana – KEK-u, zhvilluar më 21.03.2021. Raporti i gjyqtarit kryesor: Në minutën e 23-të ndërhyn si lojtar i fundit jashtë zonës së rreptësisë, duke ia mohuar mundësinë e shënimit të golit lojtarit kundërshtar. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore.
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Mërgim Ahmeti, futbollist i KF “Rilindja“ nga Prishtina me nr fanelle 3 dhe nr ID 00526M99, në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq, në ndeshjen e javës së 19-të të Ligës së Dytë, Rilindja – Rahoveci, zhvilluar me 21.03.2021 në Prishtinë. Raportet zyrtare: Në minutën 73 për shkak të fyerjeve ndaj rivalit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Hapje e procedurave disiplinore:

ndaj KF Trepça ‘89,  lëshim në organizimin e ndeshjes, në minutën e 36 , ka lejuar futjen  e zyrtarit të klubit Even Zeka në zonën teknike, dhe i  njëjti nuk ishte në protokollin zyrtar të ndeshjes. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Ballkani, java e 26-të e Superligës. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF ”Trepça’89” . Afati deri me 29.03.2021.

ndaj zyrtarit të KF Trepça ’89, Even Zeka, ID.nr.023229M02. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Ballkani, java e 26-të e Superligës, në  minutën e 36-të, pas shënimit të golit nga KF Ballkani, nga tribunat hyn në zonën teknike (afër vijës anësore) dhe kundërshton vendimin e gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari në procedurë i KF ” Trepça’89”. Afati deri me 29.03.2021 .


KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së tij; datë 23.03.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 23.03.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar  Metë Çeku