Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 29-të të Superligës si dhe të xhiros së 23-të të Ligës së parë, Grupi A dhe Grupi B, duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

V E N D I M E

Mexhit Kurtaj, zyrtar i KF Vëllazeria Zhur me numër të ID 010122M00, për shkak të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Vëllazeria – Dardanët, e zhvilluar më 15.04.2021 në Prizren. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C, të Rregullores disiplinore;
DENOHET: Me të holla me shumë prej; 200 Euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore, neni 11 paragrafi 1).

Hakija Kojiq, delegat i ndeshjes Dushkaja – Dukagjini, e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik, nga i cili ishte kërkuar deklaratë për ta arsyetuar notën 3.5 dhënë gjyqtarit. Kjo pas pamjeve e xhirimeve të kësaj ndeshje. Delegati Hakija Kojiq, për moskryerje të detyrës zyrtare konfrom obligimeve dhe udhëzimeve të dala nga aktet normative të FFK-së. Nota e lartë e gjyqtarit kryesor të ndeshjes KF Dushkaja – KF Dukagjini i zbritet në 1 (njësh); Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore.
DENOHET: Me ndalesë nga kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për: 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga FFK.

-ndaj lojtarit të KF Dardania, Argjend Kamaj me numër të fanellës 1 si dhe ID 001835M93. Fyerje ndaj gjyqtarit të ndeshjes Gentrit Zogaj në ndeshjen KF Dardania – KF Vllazëria Zhur, ku ndëshkohet me kartonë të kuq direkt. Bazuar në nenin 39, paragrafi 3.
DENOHET: me dy ndeshje moslojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

Hapje e procedurave disiplinore

-ndaj kryetrajnerit të KF Arbëria, Arbnor Morina, ID nr.001903M64; motivi: Reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor dhe akuza ndaj të njëjtit për dëmtim në ndeshjen e stinorit vjeshtor (Arbëria – Ballkani), gjatë ndeshjes së javës së 29-të Prishtina – Arbëria. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj drejtorit të SC Gjilani, Sevdail Robelli, ID.nr.007656M79; motivi: Në minutën e 11-të të ndeshjes nga ballkoni i lokaleve zyrtare të stadiumit, zbret poshtë dhe verbalisht i drejtohet përfaqësuesit zyrtar të KF Llapi, Muhamet Rexhepi me fjalë të rënda, si dhe tenton ta kapë për dore. Po ashtu kishte ofenduar stafin e KF Llapi në bankinën teknike, në ndeshjen e javës së 29-të, Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj KF Ferizaj; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e 93-të, derisa po i jepej ndihma një lojtari të lënduar të KF Ferizaj, një person i pa autorizuar hynë në fushë dhe nga prapa godet me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, duke e paaftësuar për vazhdimin e ndeshjes Ferizaj – Ulpiana. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF Ferizaj, deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj përfaqësuesit për siguri të KF Ferizaj, Bujar Osmani; motivi: Në minutën e 61-të reagon në vendimin e gjyqtarit, për çka ndëshkohet me karton të verdhë. Pas ndëshkimit i njëjti vazhdon me fyerje ndaj gjyqtarit dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt, në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë, Ferizaj – Ulpiana. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj KF Vushtrria; motivi: Aktivizim i lojtarit pa të drejtë loje. Lojtari me nr.9 Drilon Fazliu, me katër karton të verdhë është paraqitur në lojë në kundërshtim me propozicionet e garave, në ndeshjen e javës së 23-të, Vushtrria – Vëllaznimi. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF Vushtrria dhe nga trajneri i KF Vushtrria, deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj lojtarit me nr.9 të KF Vushtrria Drilon Fazliu, ID nr.007643M00. motivi: U aktivizua në lojë pa të drejt loje në ndeshjen e javës së 23-të, Vushtrria – Vëllaznimi, pasi kishte katër (4) kartonë të verdhë nga javët 1, 14, 17 dhe 22. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj: KF Fushë Kosova. Lëshim në organizim e ndeshjes KF Fushë Kosova – KF Vjosa, e zhvilluar me datë 17.04.2021 në stadiumin “Ekrem Grajqevci” në Fushë Kosovë. Prani e tepërt e shikuesve të të dy ekipeve në kundërshtim me masat anti-Covid19, si dhe konforontim mes tyre kur eskaloi situata në minutën e 60-të. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF Fushë Kosova, deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF Fushë Kosova, Rines Gjurevci, ID 020179M94. Pjesëmarrje direkte në ekses, në sulm fizik dhe sjellje jo sportive. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF Vjosa nga Shtimja, Gazmend Zeqa ID 010576M81. Në minutën e 60-të në shenjë pakënaqësie e tërheq ekipin nga fusha. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes KF Fushë Kosova – KF Vjosa, Petrit Fazliu, shkelje esenciale e rregullave të lojës që quan deri te ndërprerja e ndeshjes, si dhe për moskryerje të detyrës zyrtare konform obligimeve dhe udhëzimeve të dala nga aktet normative të FFK-së.
Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj delegatit të ndeshjes KF Fushë Kosova – KF Vjosa, Fatmir Berisha, për moskryerje të detyrës zyrtare konform obligimeve dhe udhëzimeve të dala nga aktet normative të FFK-së. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

-ndaj lojtarit të KF Minatori nga Magura, Arbër Bylykbashi me numër të fanellës 12 si dhe me ID 023790M90; sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Granit Pacolli në ndeshjen KF Minatori Magurë – KF Behari Vitomiricë. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00. I njëjti pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

-ndaj lojtarit të KF Minatori nga Magura, Arianit Bytyqi me numër të fanellës 4 si dhe me ID 002903M87. Fyerje ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Granit Pacolli pas ndërprerjes së ndeshjes. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00. I njëjti pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

-ndaj trajnerit të KF Minatori nga Magura, Edmond Hazrollaj me numër të licencës BL0030, fyerje drejtuar treshes së gjyqtarëve si dhe institucionit të FFK-së në ndeshjen KF Minatori – KF Behari. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi ; datë 20.04.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 20.04.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku