Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.09.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së parë të Ligës së Dytë – seniorë dhe javës së parë të Superligës së juniorëve. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve mori këto:
VENDIME
Nderim Abdullahu, futbollist i 2 Korrikut nga Prishtina, me numër të fanellës 5 dhe ID 010354M05, për shkak të kartonit të kuq në minutën 89 (prekje e topit me dorë), në ndeshjen e javës së parë, 2 Korriku – Prishtina, e zhvilluar më 05.09.2021 në Prishtinë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me dy ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Enis Velia, portier i KF Rilindja 1974 nga Lugu i Baranit, me numër të fanellës 1 dhe ID 009998M89, për shkak të kartonit të kuq në minutën 60 (prekje e topit me dore jashtë 16 metërshit), në ndeshjen e javës së parë, Rilindja 1974 – Rilindja, e zhvilluar më 05.09.2021 në Pejë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me dy ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
FC ”Drita“ nga Gjilani në kategorinë juniorët pasi që ka udhëtuar në takimin e javës së parë në ndeshjen Besa – Drita, pa mjekun e skuadrës. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinor; I shqiptohet masa disiplinore QORTIM.
Deli Muriqi, delegat në Superligën e juniorëve në ndeshjen e javës së parë, Besa – Drita, zhvilluar me datë: 04.09.2021 në Brestovik. Delegati i takimit lejon të zhvillohet takimi pa mjekun e skuadrës mysafire. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me vërejtje të fundit.
Marc Budry, ndihmës trajner i skuadrës Roni 19, në ndeshjen e Superligës së juniorëve, Feronikeli- Roni 19, në minutën e 90-të të takimit merr kartonin e kuq (Ofendim). Bazuar në nenin 42 . 2 , pika C të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos udhëheqje të ekipit, sipas radhës të organizuara nga FFK.
Elonit Gashi, futbollist i KF Besiana me numër fanelle 99 si dhe me numër të ID 019028M05, në ndeshjen Vëllaznimi – Besiana, në Ligën e Parë juniorët në minutën e 80 të takimit (qëllimisht prek topin me dorë) dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 dy ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi; datë 09.09.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 09.09.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku