Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.09.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së katërt të BKT Superligës dhe xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022 si dhe të javës së dytë i Ligës së Parë – juniorëve. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME

Gëzim Jerliu, zyrtar i KF ”Ramiz Sadiku”, për cenim të Rregullores dhe tejkalim të suazave të zakonshme të veprimtarisë së lejuar sportive, mos sigurim i personelit mjekësor në ndeshjen Ferizaj – Ramiz Sadiku . Bazuar në nenin 38 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 2 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 100 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF ”Ferizaj”. Në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi B, xhiro e dytë ndërmjet KF ”Ferizaj” – ”Ramiz Sadiku”, në minutën e 72 pas ndëshkimit të lojtarit me karton të kuq nga tribunat hodhën shishe PVC në drejtim të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Fatbardh Gashi, futbollist i KF “Rilinjda” me nr fanelle 10 si dhe me nr të ID 000497M03. Në ndeshjen KF “Rilindja“ – KF “Liria”, në Ligën e Parë juniorët në minutën e 70-të të takimit (ofendim i rëndë) dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40, pika D i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 3 (tri) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Emir Zogaj, futbollist i KF “ Malisheva” me nr fanelle 19 si dhe me nr të ID 014054M04. Në ndeshjen KF “Vushtrria” – KF “Malisheva”, në Ligën e Parë juniorët në minutën e 18 të takimit (start në lojtarin kundërshtar si dhe ofendim ndaj gjyqtarit kryesor) dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Ermal Kapra, futbollist i KF “ Liria “ me nr fanelle 4 si dhe me nr të ID 007971M04. Në ndeshjen KF ”Rilindja” – KF “Liria”, në Ligën e Parë juniorët në minutën e 73 të takimit (ndërhyrje e rrezikshme) për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Osman Lajqi, delegat: Nuk i ka përmbushur detyrat e delegatit në ndeshjen e xhiros së tretë të Viva Fresh të Ligës së Parë, Grupi A Trepça- Vëllaznimi, ndërron protokollin zyrtar të ndeshjes në mes të dy pjesëve, nuk evidenton largimin e personit për siguri, përdor fjalor të pa përshtatshëm për nivelin e delegatit. Sipas protokollit të ndeshjes dhe ankesës së KF ”Trepça” dhe KF ”Vëllaznimi”. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati i ndeshjes Osman Lajqi . Afati 21.09.2021 ora 13:00

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 17.09.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 17.09.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë ÇekuKFF Mitrovica fituese e Kupës së Kosovës