Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së shtatë të BKT Superligës dhe xhiros së gjashtë të Viva Fresh Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME
FC ”Drita”: Lëshim në organizimin e ndeshjes Drita – Gjilani. Në minutat 1 dhe 2 tifozët e FC ”Drita” kanë hedhur mjete piroteknike në tribunën lindore si dhe më vonë kanë hedhur mjete piroteknike tymosëse. Gjatë pauzës në meslojë, tifozët mysafirë të SC ”Gjilani”, provokojnë ata të FC ”Drita”, të cilët pastaj vërsulen drejt njëri-tjetrit, ku pastaj fillon përleshja me shufra metali, me ulëse plastike (ishin prapa portave) dhe grushte, për çka pjesa e dytë e ndeshjes filloi me 15 minuta vonesë, derisa tifozeritë e të dy ekipeve ishin qetësuar. Në minutat 51, 58 dhe 59 u hodhën mjete piroteknike në tribunën lindore nga ana e tifozëve vendas. Pas shënimit të golit në min.66, tifozët e SC ”Gjilani” u futën në terren për të festuar golin me lojtarët mysafirë. Në min.75, tifozët e FC ”Drita” hodhën disa shishe PVC (të mbushura me ujë) në fushë. Në tribunën lindore ku ishte tifozeria e FC ”Drita”, janë shkaktuar dëme materiale: disa ulëse të thyera, rrethoja e dëmtuar, në toalete disa pllaka të çeramikës të thyera si dhe është dëmtuar dera e zhveshtores ku ishin të vendosur FC ”Drita”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita- Gjilani, personit për siguri të FFK-së si dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 Pika B të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje pa praninë e tifozëve në terrenin e vetë, sipas radhës te organizuara nga FFK. Obligohet FC ”Drita” që dëmin e shkatuar në stadiumin ”Fadil Vokrri” ta paguajë 60% nga shuma e përgjithshme.
SC”Gjilani”: Tifozët e SC ”Gjilani” provokuan ata të FC ”Drita”, si pasojë vërsulen ndaj njëra-tjetrës duke u përleshur me shufra metalike, ulëse plastike (ishin prapa porte) dhe grushtime. Me këtë rast janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturën e stadiumit ”Fadil Vokrri”. Para fillimit të pjesës së dytë tifozët e SC”Gjilani”ndezin mjete piroteknike tymuese, si dhe dëmtojnë disa karriga në tribunën veriore të stadiumit, ku ishin të vendosur tifozët e SC Gjilani. Në min. 66, pas shënimit të golit të parë, tifozët mysafirë hynë brenda vijave kufizuese për të festuar golin me lojtarët e SC Gjilani. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita- Gjilani, personit për siguri të FFK-së. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 Pika B të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 2500 euro, neni 10 paragrafi 1 pika D (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). SC “Gjilani“ është i obliguar ta paguajë dënimin brenda 8 (tetë) ditëve nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm dhe publikohet në faqen zyrtare të FFK. Obligohet SC ”Gjilani ” që dëmin e shkatuar në stadiumin ” Fadil Vokrri” ta paguajë 40% nga shuma e përgjithshme.
Lojtari i KF ”Vitia” me nr fanelle 2, Ardonit Ismajli dhe nr ID.006410M01: Grushton lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi B Vitia – Kika. Bazuar nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me ndalesë prej 3 (tri )ndeshjeve zyrtare organizuara nga FFK.
Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanelle 5, Elton Basri dhe nr ID.000816M87. Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Drita. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.
Lojtari i FC ”Prishtina” me nr fanelle 13, Erando Karabeci dhe nr ID.024567M88. Ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina – Ulpiana. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Lojtari i KF ”Fushë Kosova” me nr fanelle 23, Erblin Uka dhe nr ID.0005777M97. Në minutën e 85-të godet me brryl lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Fushë Kosova – Vushtrria. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Inicim të procedurës
Kryetrajneri i FC ”Llapi 1932” Tahir Batatina me nr ID.001144M77. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për media, akuzon referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it për humbjen e ndeshjes ndaj Gjilanit. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC ” Llapi 1932 ” Tahir Batatina. Afati datë 05.10.2021 ora 13:00.
Lojtari i FC ”Llapi” me nr fanelle 23, Kushtrim Shabani dhe nr ID.000816M97. Në minutën e 58-të shkelmon lojtarin kundërshtar në zonën e rreptësisë derisa topi ishte në lojë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës, kërkohet deklaratë shtesë nga Kushtrim Shabani. Afati datë 05.10.2021 ora 13:00.
Lojtari i SC ”Gjilani” me nr fanelle 21, Muhamet Dubova dhe nr ID.000960M01. Ndërhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës , kërkohet deklaratë shtesë nga Kushtrim Shabani. Afati datë 05.10.2021 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 01.10.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 01.10.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku