Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, dhe Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes miqësore ndërmet KF “Ramiz Sadiku” dhe FC “Besa“, e zhvilluar me 16.01.2022 në Prishtinë. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes konform dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:
VENDIME
Lojtari i FC “Besa” me nr fanelle 10, Uliks Spahija dhe nr ID 007193M04. Në minutën e 87, grushtim me lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ramiz Sadiku “ me nr fanele 15 Venhar Hyseni, dhe nr ID 010414M02. Në minutën e 87 grushtim me lojtarin kundërshtar, për çka është ndeshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 03.02.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 03.02.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku