Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 19-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve konform dispozitave të Rregullores disiplinore, mori këtë:

VENDIM

Lojtarit i KF ”Drenica” me nr fanelle 18 Fatlum Gashi dhe nr ID 000225M94.  Ndërhyrje e pakontrolluar në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Drenica-Gjilani. Bazuar në nenin 45  paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

 

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 18.02.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 18.02.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku