Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.04.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të të BKT Superligës, Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë:
VENDIM:
Kryetrajneri i KF “Vushtrria“, Samuel Nikaj, nr ID.015755M77. Në minutën 90+, fyen në baza familjare gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi B, 2 Korriku- Vushtrria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 4 (katër ) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK ( Recidivist).
Hapje e procedurës ndaj:
Delegatit të ndeshjes Ahmet Turku. Nuk e paralajmëroi përfaqësuesin zyrtar të FC Ulpiana 1926 dhe lejon aktivizimin në lojë të lojtarit i cili nuk ishte fare i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 29.04.2022 ora 13:00.
FC Ulpiana 1926. Në minutën e 80 të ndeshjes aktivizon në lojë lojtarin me nr 19 Ardit Arifi, ID nr.0150113M03, i cili nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të nënshkruar nga të dy klubet, ndërkohë që në protokolin zyrtar të ndeshjes lojtari me nr.19 ishte evidentuar Fabrice Boudega me ID nr.019591M98. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i klubit. Afati 29.04.2022 ora 13:00.
Lojtarit të FC Ulpiana 1926 me nr.19 Ardit Arifi, ID nr.0150113M03. Në minutën e 80 të ndeshjes aktivizohet në lojë edhe pse nuk ishte i evidentuar në përbërjen e ekipit në protokollin zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti Ardit Arifi . Afati 29.04.2022 ora 13:00.
FC-Prishtina. Lëshim në organizimin e ndeshjes: në minutat 4, 9, 12, 21, 27, 32, 35, 38 dhe 39, tifozët vendas ”Plisat” ndezin mjete piroteknike dhe plasëse në tribuna ku ishin të vendosur, ndërkaq në minuten e 40, hedhin një mjet piroteknik plasës në fushën e lojës afër portierit mysafir duke i shkaktuar trauma momentale, për çka referi kryesor e ndërpret lojën për t`iu ofruar ndihma e nevojshme portierit mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Drenica. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i klubit. Afati 29.04.2022 ora 13:00.
Drejtorit sportiv të FC Drenica, Taulant Dajaku, ID nr.001238M87. Pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes së referëve në deshtore, i reagon referit kryesor me kritika të ashpra për vendimet e tij, ndërkaq pasi referët kanë dalur për t’u larguar nga stadioni, i njëjti e shanë, kërcënon dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes. Për ta qetësuar situatën ndërhyjnë asistentët e referit dhe disa nga stafi i KF-Drenicës dhe evitojnë incidentin. Sipas raportit të gjyqtarit kryesot dhe delegatit të ndeshjes Prishtina –Drenica. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC Drenica, Taulant Dajaku. Afati 29.04.2022 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 26.04.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 26.04.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku