Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.04.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të dhe 31-të të BKT Superligës, xhiros së 24-t të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B si dhe xhiros së 24-t të Ligës së Dytë edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME:

Delegati i ndeshjes Ahmet Turku; Nuk e paralajmëroi përfaqësuesin zyrtar të FC Ulpiana 1926 dhe lejoi aktivizimin në lojë të lojtarit i cili nuk ishte fare i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Ballkani. Bazuar në nenin 82, pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 1 muaj mosushtrim të detyrës zyrtare.

FC “Ulpiana 1926”; Në minutën e 80-të të ndeshjes aktivizon në lojë lojtarin me nr 19 Ardit Arifi, ID nr.0150113M03, i cili nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të nënshkruar nga të dy klubet, ndërkohë që në protokollin zyrtar të ndeshjes lojtari me nr.19 ishte evidentuar Fabrice Boudega me ID nr.019591M98. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtari i FC “Ulpiana 1926” me nr.19 Ardit Arifi, ID nr.0150113M03. Në minutën e 80 të ndeshjes aktivizohet në lojë edhe pse nuk ishte i evidentuar në përbërjen e ekipit në protokollin zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Ballkani. Bazuar në nenin 58 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos loje sipas radhës organizuara nga FFK.

FC “Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: në minutat 4, 9, 12, 21, 27, 32, 35, 38 dhe 39, tifozët vendas ”Plisat” ndezin mjete piroteknike dhe plasëse në tribuna ku ishin të vendosur, ndërkaq në minutën e 40, hedhin një mjet piroteknik plasës në fushën e lojës afër portierit mysafir duke i shkaktuar trauma momentale, për çka gjyqtari kryesor e ndërpret lojën për t`iu ofruar ndihma e nevojshme portierit mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Drenica. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika H dhe neni 10 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore: Dënohet me të holla me shumë prej 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës është 8 ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Drejtori sportiv i FC” Drenica”, Taulant Dajaku, ID nr.001238M87. Pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes së referëve në deshtore, i reagon referit kryesor me kritika të ashpra për vendimet e tij, ndërkaq pasi referët kanë dalur për t’u larguar nga stadioni, i njëjti e shanë, kërcënon dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes. Për ta qetësuar situatën ndërhyjnë asistentët e referit dhe disa nga stafi i KF Drenicës dhe evitojnë incidentin. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Prishtina –Drenica. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C; Dënohet me shumë prej 200 (dyqind) euro. Afati i pagesës është 8 ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Ndihmës trajnerit të FC ”Besa” Fetim Kasapi, nr ID000346M83. Në minutën e 90+, kërcënon dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Besa – Rahoveci. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollisti i KF “Kurda“, Erion Doberdoli, me nr fanellë 10 dhe nr ID 006115M06. Në ndeshjen e javës së 24-t të Superligës së Kadetëve, Kurda – Besa, zhvilluar më 24.04.2022 në Shkabaj, ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 89-të (ndërhyrje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollisti i KF “Shkëndija“, Rron Dermaku me nr fanelle 18 dhe nr ID 014506M02. Sjellje josportive pas ndeshjes së javës së 24-t, të Ligës së Dytë, Dardanët – Shkëndija zhvilluar në Gjakovë me 22.04.2022. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C; Dënohet me shumë prej 200 (dyqind) euro. Afati i pagesës është 8 ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Zyrtari i KF “Rilindja 1974”, Ilir Krasniqi ndëshkohet me karton të kuq (kundërshtim) në ndeshjen e javës së 24-t, të Ligës së Dytë, Rilindja 1974 – Sharri, e zhvilluar me 22.04.2022 në Brestovik. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i portierëve i KF “ Rilindja 1974” Ekrem Veseli. Ofendim në referin anësor. Ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e javës së 24-t të Ligës së Dytë, Rilindja 1974 – Sharri, e zhvilluar me 22.04.2022 në Brestovik. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollist i KF “Behari“ Driton Toverlani. Ndëshkohet me kartoni të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit) minuta 80, në ndeshjen e javës së 24-t, të Ligës së Dytë Vjosa – Behari, zhvilluar me 24.04.2022, në Shtime. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollisti i FC “Besa“, Albert Gerguri me nr fanelle 5 dhe nr ID 000986M05. Në ndeshjen e javës së 24-t, të Superligës së kadetëve, Kurda – Besa, zhvilluar më 24.04.2022 në Shkabaj, ndëshkohet me karton të kuq në minutën 89 (ndërhyrje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Trajneri i FC “ Drita “ Ardian Latifi me nr ID 011306M86. Në ndeshjen SHF Roni19 – FC Drita, ne Superligen e Juniorëve në minutën 41 të takimit (Ofendim) ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollisti i KF “ Flamurtari “ Valmir Canolli me numër të fanelles 8 dhe nr ID 008907M03. Në ndeshjen KF Flamurtari – Shf-Roni19 në Superligën e juniorëve zhvilluar në Prishtinë, në minutën 52- të takimit (kacafytje ) me kundershtarin, ndeshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2(dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollist i KF “KEK-u” Rijon Rushiti me nr fanelle 7 dhe nr ID 008905M03. Në ndeshjen KF KEK-u – KF Drenica, në Ligën e Parë të juniorëve në minutën e 90 + të takimit (fyrje ndaj lojtarit kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollisti i KF “Drenica“ Gentian Imeri me nr fanelle 8 dhe me nr ID 0012016M04. Në ndeshjen KF KEK-u – KF Drenica, në Ligën e Parë të juniorëve në minutën e 90 + të takimit (fyrje ndaj lojtarit kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollist i KF “Drenica“ Albin Avdyli, me nr fanelle 7 dhe nr ID 0035774M04. Në ndeshjen KF KEK-u – KF Drenica, në Ligën e parë të juniorëve. Pas përfundimit të takimit (ofendim ndaj gjyqtarit kryesor) dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e procedurës:
KF”Vushtrria”. Aktivizon në lojë lojtarin me nr.16 Etrit Halimi, edhe pse i njëjti nuk ishte fare i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vushtrria -Arbëria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi I KF “ Vushtrria“. Afati datë 04.05.2022 ora 13:00.

Delegati i ndeshjes Vushtrria – Arbëria, Amir Lamaxhema. Nuk e paralajmëron përfaqësuesin zyrtar të KF”Vushtrria” dhe lejon aktivizimin në lojë të lojtarit i cili nuk ishte fare i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vushtrria-Arbëria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati i ndeshjes Amir Llamagjema“. Afati datë 04.05.2022 ora 13:00.

Lojtari i KF ”Vushtrria” me nr fanelle 16 Etrit Halimi dhe nr ID.000890M94. Ishte aktivizuar në lojë edhe pse i njëjti nuk ishte fare i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vushtrria-Arbëria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti Etrit Halimi. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Afati datë 04.05.2022 ora 13:00.

Futbollisti i KF “ Dardanët “ Rinor Dushku, me nr fanelle 3 dhe nr ID 003694M00. Sjellje josportive pas ndeshjes së javës së 24-të , të Ligës së Dytë, Dardanët – Shkendija zhvilluar në Gjakovë me 22.04.2022.(gjuajtja e autobusit me gur). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë . Afati datë 04.05.2022. Futbollisti i KF “ Dardanët “ Rinor Dushku ;
Gjyqtari kryesor i ndeshjes Daradanët –Shkendija Eduard Alijaj. Kërkohet deklaratë shtesë . Afati datë 04.05.2022 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 29.04.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 29.04.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku