Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 33-të dhe 34-të të të BKT Superligës, si dhe xhiros së 26-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME:
Lojtari i KF ”Kika”, Besfort Emini me nr fanelle 17 dhe nr ID 002761M99. Pas përfundimit të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe ja grabit nga dora bilbilin, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Kika” Durim Biqkaj nr ID.001900M91. Në minutën 90+, fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe pas ndëshkimit me karton të kuq, i njëjti futet në fushë dhe tenton ta sulmojë referin kryesor të ndeshjes, por referi i shmanget goditjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Vitia”, Vegim Ymeri me nr fanelle 4 dhe nr ID. 002763M99.Në minutën 68, nga bankina pështyn dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. I njëjti pas përfundimit të ndeshjes vazhdon me fyerje, kërcënime dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vitia – Vllaznia (P). Bazuar në nenin 42.3 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinor ; Dënohet me gjashtë (6) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Vllaznia” P , Elbasan Jakupi me nr fanelle 8 Elbasan Jakupi dhe ID 01003M92. Në minutën 90+, ndërhyrje e rrezikshme me taka ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vitia – Vllaznia (P). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Minatori “ , Endrit Kuqi me nr fanelle 1 dhe nr ID 001526M01, për shkak të kartonit të kuq (loja me dore jashtë 16-shit) në minutën 34, të ndeshjes së xhiros së 27-të , të Ligës së Dytë , Behari – Minatori zhvilluar më 12.05.2022 në Brestovik. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 13.05.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 13.05.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku