Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.09.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës, dhe xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Lojtari i KF” Istogu“, Enis Gegollaj, me nr fanelle 26 dhe nr ID.024396M97. Në minutën e 65, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenasi – Istogu. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF ”Vizioni”, Anisa Meha me nr fanelle 1 dhe nr ID 020267F05. Në min 21 të ndeshjes së Ligës së Femrave U 17 Grupi A Vizioni-2 Korriku, portierja nikoqire Anisa Meha lëshon portën dhe jashtë zonës së 16-shit qëllimisht luan me dorë duke ja pamundesuar lojtares kundërshtare shënimin e golit, gjyqtari e ndëshkoj me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF ”Llapi”, Arbnora Mulliqi me nr fanelle 3 dhe nr ID 020076F07. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Parë të Femrave U 17, Ferizaj – Llapi, për shkak të ndërhyrjes së palejuar si lojtare e fundit ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Trepça’89“, Art Lahu me nr fanelle 17 dhe nr ID 014573M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Kadetëve Trepça’89 – Gjakova zhvilluar me 10.09.2022 në Mitrovicë , ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje në lojtarin kundershtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ulpiana“, Luan Ademi, me nr fanelle 7 dhe nr ID 010678M06. Pas përfundimit të ndeshjes së javës së trteë të Superligës së Kdetëve Ramiz Sadiku- Ulpiana, zhvilluar me 11.09.2022 në Prishtinë ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Fortuna 2020”, Fatlon Bajra me nr fanelle 16 dhe nr ID 000393M02. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Dytë, Fortuna 2020 – Kosova Vr, zhvilluar me 11.09.2022 në Drenas , ndëshkohet me karton të kuq (sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i KF “Trepca”, Arsim Haliti. Në ndeshjen Llapi – Trepca në Superligen juniorëve. Pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton kuq (fyrje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK
Hapje e Procedurës :
Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi, nr ID 001413M88. Pas përfundimit të ndeshjes, derisa gjyqtarët e VAR-it po shkonin në zhveshtore, i njëjti ofendon, fyen dhe i kërcënon ata. Sipas raportit të asistentes së dytë në VAR të ndeshjes, Ferizaj-Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë . Afati datë:16.09.2022 ora 13:00.
Kryetrajneri i FC ”Llapi”, Tahir Batatina, nr ID.001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Ferizaj-Llapi , akuzon gjyqtarët e takimit për epilogun përfundimtar. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë . Afati datë:16.09.2022 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 13.09.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë :13.09.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku