Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.11.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 16-të Albi Mall Superligës, xhiros së 14-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera , edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
KF ”Ulpiana”. Në minutën 15-të , tifozët vendas kanë hedhur fishekzjarre fare pranë gjyqtarit anësor dhe pranë fushës së lojës, ndërkaq në minutat 43 dhe 44, fyejnë në kor ekipin mysafir.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana – Fushë Kosova. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Menaxheri i paisjeve sportive të FC “Malisheva“, Binak Gashi nr ID 023773M63. Pas përfundimit të pjesës së parë gjatë rrugës për në zhveshtore bënë sjelljeve jo sportive nga gjyqtarëve të takimit Malisheva-Prishtina. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Nd/trajneri i KF “ Vushtrria”, Tahir Ademi nr ID .000790M97. Në min 83 vazhdimisht fyen dhe shan gjyqtarët e takimit, posaqerisht asistentin e parë, me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vushtrria – Vjosa. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Kosova Vr“, Visar Llugaliu nr fanelle 1 dhe nr ID 002192M99. Në ndeshjen e Ligës së Dytë java e 13-të, Kosova Vr – Dinamo mdëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj lojtarit kundershtar), Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i KF “Fortuna 2020 “, Ibrahim Morina nr personal 1230495986. Në ndeshjen e Ligës së Dytë java e 13-të, Dardania – Fortuna 2020 mdëshkohet me karton të kuq (kundërshtim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës:
FC”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes, pjesa e dytë vonohet 3 (tre) minuta për
shkak të hudhjeve së gurëve në fushën e lojës. Në min 53-të ndërpritet loja për 2
minuta meqë kishte hudhje të gurëve në drejtim të tifozëve të skuadrës mysafire, po
ashtu edhe në fushë nga ana e tifozëve vendas të cilët ishin jashtë stadiumit. Pas
përfundimit të pjesës së parë në rrugë për në zhveshtore është fyer në kor nga tifozët
vendas kryetrajneri mysafirë. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani –
Llapi dhe xhirimit TV. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore
kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “ Ballkani“. Afati
datë:15.11.2022 ora 13:00.
KFF ”Deçani”. Për shkak të inkuadrimit të lojtares “fals” e deklaruar me emrin Elvira Bajramaj, bazuar në ID-n e paraqitur në protokol me nr 029417F05, në ndeshjen e Ligës U17 – Grupi B, vajzat, Deçani – Dukagjini, zhvilluar më datë 06.11.2022. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores
disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KFF “ Deçani” Abullah
Lataj nr personal 1009510377. Afati datë:15.11.2022 ora 13:00.
Zyrtari i KFF ”Deçani”, Abdullah Lataj. Për shkak të inkuadrimit të lojtares “fals” e deklaruar me emrin Elvira Bajramaj, bazuar në ID-n e paraqitur në protokol me nr 029417F05, në ndeshjen e Ligës U17 – Grupi B, vajzat, Deçani – Dukagjini, zhvilluar më datë 06.11.2022. Bazuar në nenin 32 paragrafi
1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KFF “Deçani” Abullah Lataj nr personal 1009510377, të dëshmojë se cila lojtare është
paraqitur në emër të Elvira Bajrmaj. Afati datë:15.11.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të
drejtë të ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Trajnerja KFF ” Deçani”, Fitore Tetaj. Për shkak të inkuadrimit të lojtares ”fals” e deklaruar me emrin Elvira Bajramaj, bazuar ne ID-n e paraqitur në protokol me nr ID 029417F05 në ndeshjen e Ligës U17 – Grupi B, vajzat, Deçani – Dukagjini, zhvilluar më datë 06.11.2022. Pas verifikimit nga delegatja, lojtarja e shënuar në protokoll (Elvira Bajramaj) nuk përputhet me lojtaren që ka qenë në lojë. Së dëshmi delegatja ka prezantuar foto.
Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga trajnerja e KFF “ Deçani”, Fitore Tetaj me nr personal 1240250205, që të dëshmojë se cila lojtare është paraqitur në emër të Elvira Bajrmaj. Afati datë:15.11.2022 ora 13:00. Pazullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës së trajneres deri në kompletimin e lëndës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 11.11.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë : 11.11.2022
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku