Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.12.2022, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 18-të Albi Mall Superligës si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Trajneri i KF ”Besa“, Fisnik Papuqi nr ID 10021368621. Në ndeshjen e javës së 15-të, të Superligës së kadetëve Drita – Besa ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollisti i KF “Kosova VR“, Blend Toqani nr fanelle 10 dhe nr ID 002607M04. Në ndeshjen e javës së 15-të të Ligës së Parë të Juniorëve , Fushë Kosova-Kosova VR ndëshkohet me karton të kqu direkt. (Fyrje ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 02.12.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë : 02.12.2022
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku