Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.01.2023, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, Llapi-Ballkani, zhvilluar me 21.01.2023 në Antalia të Turqisë. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimit televiziv vendosi për:

Hapje të procedurës:
Lojtari i FC ”Ballkani”, Lindon Emerllahu me nr fanelle 6 dhe nr ID 008300M02 . Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti, ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari Liridon Emerllahu. Afati datë 01.02.2023 ora 13:00.

Lojtari i FC ”Llapi”, Alef Firminjo me nr fanelle 9 dhe nr ID 024387M98 . Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari Alef Firminjo. Afati datë 01.02.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 26.01.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 26.01.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku