ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur më date 23.09.2014 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me date 20-21.09.2014, dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF” PRISHTINA “ nga Prishtina, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( hedhje e gjasendeve nga jashtë në drejtim të shikuesve të klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova ku si pasojë pati përplasje të spektatorëve dhe lendime serioze e tre spektatorëve mysafir ) së javës së ; VI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Prishtina – Vëllaznimi e zhvilluar më date 20.09.2014 ( raporti i supervezhguesit, shërbimit policor të Kosovës dhe ai i mediave elektronike dhe të shkruara ); i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ). Kërkohet raport plotësues nga përsoni për siguri nga ndeshja Prishtina – Vëllaznimi z. Zymer Zeqiri, afati date 25.09.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova për sjellje josportive të simpatizuesve të klubit ( thyerje dhe dëmtime të ulëseve të stadiumit në pjesën në të cilën ata ishin të vendosur ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Vëllaznimi e zhvilluar në Prishtinë me date 20.09.2014 ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova , z. Blerim Vula, afati date 25.09.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ ULPIANA “ nga Lipjani, për mos kryerje të obligimeve ndaj zyrtarëve ( vëzhguesit, gjyqtarëve dhe kontrollorit ) nga ndeshja e zhvilluar e javës së ; V-të e Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Llapi e zhvilluar në Lipjan me date 20.09.2014 ( raportet nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në përmbushjen e detyrimeve financiare afati date 25.09.2014, në të kundërten do të veprohen në përputhje të Rregullores disiplinore .Kërkohet deklarata shtesë nga zyrtari i klubit të futbollit “ Ulpiana “ nga Lipjani z. Ali Stublla ( Rregullorja disiplinore eni 31 ).
ALI STUBLLA ; zyrtar i klubit të futbollit “ Ulpiana “ nga Lipjani për manifestim të sjelljeve josportive ( shkyerja e protokollit zyrtar, ofendime drejtuar organeve dhe kryetarit të FFK-së ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; V-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Llapi e zhvilluar më date 20.09.2014 në Lipjan ( raportet e zyrtarëve të takimit );
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i pezulluar z. Ali Stublla për komisionin disiplinor , afati date 25.09.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ GJILANI “ ngqa Gjilani, për manifestime të sjelljeve josportive të spektatorëve ( vendosja e pankartave si dhe lejimi i tyre me mbishkrime ofenduese dhe fyese nga ana e simpatizuesve të klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani , drejtuar gjyqtarit Fatmir Tahiri nga Mitrovica ) në ndeshjen e javës së ; V-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Gjilani – Dukagjini e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani z. Avdullah Syla për neglizhencen e treguar lidhur me rastin e paraqitur si fenomen negative , afati date 25.09.2014 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
AGRON KORÇA ; zyrtar i klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani, në cilësi të përsonit për siguri në ndeshjen e javës së ; V-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Gjilani – Dukagjini e zhvilluar në Gjilan , për mosndërmarrje ( mungesë të veprimit ) të masave për largimin e pankartave me përmabjtje fyese dhe ofenduase të shfaqura në publikë nga ana e simpatizuesve të klubit në prag dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes ( raportet e zyrtarëve të takimit) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga përsoni për siguri për atë ndeshje z. Agron Korça , afati date 25.09.2014 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
AGIM LUTA ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës, për moskryerje të detyrës zyrtare në përputhje me Rregulloret e Federatës së Futbollit të Kosovës ( shfaqje të neglizhencës në rastin e paraqitjes dhe vendosjes së pankartave me përmbajtje fyese dhe ofenduese nga ana e tifozëve të klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani ) para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së ; V-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Gjilani – Dukagjini e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga vëzhguesi i kësaj ndeshje ; z Agim Luta për komisionin disiplinor, afati date 25.09.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa – shkallës së dytë, në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 23.09.2014
Kryetari ; Dugagjin Zefi d.v.