Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 19-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5 -të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hudhin 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëluar askend. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njejtat i hudhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
II. FC “Ballkani“, për dëmet e shkaktuara nga ana e tifozërisë “Xhebrailat“ (demolimi 150 ulëse si dhe kombi i VAR-it dhe kombi ART Motion). Në ndeshjen kampionale Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë dt. 12.03.2023 (sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes si dhe xhirimeve televizive). Bazuar në nenin 53 komisioni njerr këtë VENDIM.
– Pagesa e dëmit të shktatuar në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezentuara nga FC “Llapi” (shuma e paraparë e pagesës e shënuar në fatura së bashku me vendim i dërgohet e FC “ Ballkani”. Afati i pagesës në bazë të dispozitave dhe akteve normative të FFK-së, Rregullorja disiplinore.
Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, akuzon gjyqtarin kryesor për akordimin e penalltisë (sipas tij nuk ishte penallti) për ekipin kundërshtar si dhe organet e FFK-së për tretman të pabarabartë. Sipas xhirimit televiziv Art Motion. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.
Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID.000613M83. Në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Portieri i FC ”Prishtina” , Ardit Nika nr fanelle 12 Ardit Nika dhe nr ID. 000766M98. MOTIVI: Në minutën 90+ ndërhyn në mënyrë të pa lejuar jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Prishtina. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ” Rahoveci” , Arianit Kuqi nr fanelle 12 dhe nr ID.003344M91. Motivi: Ndërhyn në mënyrë të pa lejuar jashtë zonës së rreptësis si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rahoveci – Drenasi . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ” Vushtrria” , Petrit Tahiri nr fanelle 1 dhe nr ID..012745M93. Motivi: Ndërhyn në mënyrë të pa lejuar jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vushtrria-Rasmiz Sadiku. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Portieri i KF “ Sharri” , Driton Shurdhani nr fanelle dhe nr ID 002466M99. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Dytë , Dardania –Sharri ndëshkohet me kartoni të kuq (ndërhyrje jashtë 16-shit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “KEK-u” , Blend Bytyqi nr fanelle 9 dhe nr ID 014839M05. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superliges së juniorëve Kek-u-Prishtina , ndëshkohet me karton të kuq ( ndërhyrje e pakontrolluar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF A&N, Bekim Shala nr fanelle 12 dhe nr ID 008823M05. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superliges së juniorëve A&N- Ramiz Sadiku , ndëshkohet me karton tëkuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ramiz Sadiku“,Art Zeka nr fanelle 13 dhe nr ID 005078M04. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superliges së juniorëve A&N- Ramiz Sadiku, ndëshkohet me karton të kuq ( kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës:
SC ”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prap disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojn gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i SC “Gjilani”. Afati datë 28.03.2023 ora 13:00.
Drejtori sportiv i SC ”Gjilani”, Sevdail Robelli nr personal 1018134574. Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv I SC “Gjilani” , Sevdail Robelli .Afati datë 28.03.2023 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 22.03.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 22.03.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku