Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.04.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 20-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Lojtari i FC ”Drenica”, Agim Zeka nr fanelle 28 dhe nr ID 024459M98. Në min 36 ndërhyn ashpër ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita – Drenica. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ”Phoenix”, Amir Prishtina nr fanelle 23 dhe nr ID 001193M94. Ndërhyrje e palejueshme si lojtar i fundit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Feronikeli 74 – Phoenix. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Gjakova“, Olti Kukeli nr fanelle19 dhe nr ID 006342M06. Në ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës së kadetëve Gjakova-Ramiz Sadiku, ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjelltë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ramiz Sadiku“, Jon Emiri nr fanelle 91 dhe nr ID 016922M07. Në ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës së kadetëve Gjakova-Ramiz Sadiku, ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i SC “Gjilani“, Dion Bejtullahu nr fanelle 12 dhe nr ID 008516M05. Në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së juniorëve Trepca’89 – Gjilani, pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës:
FC ”Ulpiana”. Aktivizon në lojë lojtarin me nr fanelle 2 Ardian Musliu dhe nr ID 00174M97. Lojtari kishte paraprakisht 4 karton të verdhë nuk kishte drejt loje. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Fushë Kosova – Ulpiana. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC “ Ulpiana”. Afati datë: 07.04.2023 ora 13:00 .
Lojtari i FC ”Ulpiana” , Ardian Musliu nr fanelle 2 dhe nr ID 00174M97. Aktivizohet në lojë edhe pse ishte paraprakisht i ndëshkuar me katër kartonë të verdhë (nuk kishte të drejt loje). Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Fushë Kosova – Ulpiana. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC “Ulpiana” Ardian Musliu. Afati datë: 07.04.2023 ora 13:00 .
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 04.04.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së animuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 04.04.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku