Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të para të 1/2-të së finales së Kupës së Kosovës si dhe xhiros së 20-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Ulpiana”. Aktivizon në lojë lojtarin me nr fanelle 2 Ardian Musliu dhe nr ID 00174M97. Lojtari kishte paraprakisht 4 kartonë të verdhë dhe nuk kishte drejt loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Fushë Kosova –
Ulpiana. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtari i FC ” Ulpiana” , Ardian Musliu nr fan 2 dhe nr ID 00174M97. Aktivizohet në lojë edhe pse ishte paraprakisht i ndëshkuar me 4 kartonë të verdhë (nuk kishte drejt loje). Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Fushë Kosova – Ulpiana. Bazuar në nenin 58 pika G i Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës :
FC ” Vushtrria” . Në min 35 tifozët vendas ”Forca” , kanë fyer gjyqtarin kryesor duke e pështyr ku gjyqtari kryesor e ka ndërprerë ndeshjen dhe i është dhënë vërejtja e fundit se do të zbrabzet tribuna, kanë ofenduar dhe sharë në grup ekipin mysafir para fillimit të pjesës së dytë si dhe në min 57,60,80,83 dhe pas përfundimit të ndeshjes duke hyrë në zhveshtore. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Vushtrria – Prishtina. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Vushtrria”. Afati datë : 12.04.2023 ora 13:00 .

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 07.04.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 07.04.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku