Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.04.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të para të 1/2-të së finales së Kupës së Kosovës, xhiros së 28-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 21-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
FC “Vushtrria”. Në min 35 tifozët vendas ”Forca”, kanë fyer gjyqtarin kryesor duke e pështyr ku gjyqtari kryesor e ka ndërprerë ndeshjen dhe i është dhënë vërejtja e fundit se do të zbrazet tribuna, kanë ofenduar dhe sharë në grup ekipin mysafir para fillimit të pjesës së dytë si dhe në minutat 57, 60, 80, 83 dhe pas përfundimit të ndeshjes duke hyrë në zhveshtore. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Vushtrria – Prishtina. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Recedivist.
Lojtari i SC ” Gjilani” , Elton Pereira Gomez nr fanelle 11 dhe nr id 024457M88. Në min 58 pas një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar që ka rrezikuar shëndetin e tij ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Gjilani. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Dinamo”, Qlirim Kashtanjeva nr fanelle 9 dhe nr ID 011444M99. Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 22-të të Ligës së Dytë Dinamo-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 42. 2 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Prizreni”, Nue Nrecaj nr fanelle 20 dhe nr ID 003031M01. Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 22-të të Ligës së Dytë, Dinamo-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 42. 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Ferizaj “ , Ensar Murseli nr fanelle 5 dhe nr ID 009310M06. Në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Llapi – Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje e pakontrolluar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Flamurtari“, Ermal Nuza nr fanelle 7 dhe nr ID 003196M05. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së juniorëve Ferizaj – Flamurtari, ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ndërhyrje, protestim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
FC ” Phoenix”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes drejtori sportiv Mehedin Ferati dhe lojtari Enis Zabërxha në lokalet e klubit ofendojnë dhe gjuajnë me shishe plastike gjyqtarët. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Phoenix-Vëllaznimi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Drejtori sportiv i FC ”Phoenix”, Mehedin Ferati me nr ID 007217M66 . Pas përfundimit të ndeshjes hyn në zyrën ku plotësohet protokoli ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Phoenix-Vëllaznimi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ”Phoenix”, Enis Zaberxha me nr fan 30 dhe nr ID 000658M84. Pas përfundimit të ndeshjes në lokalet e klubit ofendon dhe hedh një shishe plastike në drejtim të gjyqtarëve. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Phonix-Vëllaznimi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Drejtori sporiv KF ”Vjosa” , Esat Hysiqi nr leternjoftimi 1015660119 . Në min 74 fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton te kuq direkt. Sipas gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vjosa – Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës :
Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët. Ai gjatë tërë takimin dhe në mesloje ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati Arben Zeqiri” si dhe nga treshja e gjyqtarëve. Afati datë: 18.04.2023 ora 13:00 Delegati Arben Zeqiri, pezullohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 12.04.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 12.04.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku