Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 25-t të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
KFF ”Malisheva”. Në ndeshjen e javës së 17-të të U17–vajzat KFF “Dukagjini”-KFF “Malisheva“, në min 37 pas ndëshkimit me karton të kuq direkt të lojtares të KFF Malisheva, Albina Berisha, KFF ”Malisheva” tërhiqet nga loja. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Lojtarja e KFF ”Malisheva” Albina Berisha. Në ndeshjen e javës së 17-të të U17 –vajzat KFF “Dukagjini”-KFF “Malisheva“, ndëshkohet me karton të kuq direkt. (Fyen gjyqtarin e ndeshjes ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Trajneri i KFF ” Malisheva ” , Valmir Krasniqi nr licence B .0015 . Në ndeshjen e javës së 17-të të U17 –vajzat KFF “Dukagjni”-KFF “Malisheva“, në min 37 pas ndëshkimit me karton të kuq direkt të lojtares së KFF Malisheva, Albina Berisha, tërheqet skuadra e tij KFF ”Malisheva” . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Lojtari i KF ”Arbëria ”, Adhurim Bekteshi nr fanelle 16 dhe nr ID 004919M97. Në min 90+ kap për dore dhe ofendon disa herë referin kryesor të ndeshjes për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ramiz Sadiku – Arbëria (D). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i FC “Ballkani“, Armend Kolgeci nr ID 014093M70. Në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës së juniorëve Ballkani – Trepca’89 , pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (fyerje ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.
Hapje e Procedurës:
FC ”Malisheva”. Akuzon referin kryesor të ndeshjes Mervan Bejtullahu dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”). Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC “ Malisheva” si dhe të deponojë fakte për të cilat pretendon në Komisionin Disiplinor – shkalla e parë. Afati datë : 16.05.2023 ora 13:00.
Kryetrajneri i FC ”Liria”, Xhengiz Rexhepi. Motivi: Në rrjetin social të tij akuzon klubet se po motivohen për fitore të domosdoshme kundër FC ”Liria”, duke u arsyetuar se nuk kanë ble asnjë ndeshje (që lë të nënkuptojë se të tjerët i kanë ble), por me pengesa të brendshme dhe të jashtme fituam 50 pikë të pastërta si loti, për çka shkel rëndë etikën sportive. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kreytrajneri i FC “Liria” . Xhengiz Rexhepi si dhe të deponojë fakte për të cilat pretendon në Komisionin Disiplinor – shkalla e parë. Afati datë : 16.05.2023 ora 13:00.
Kryetari i FC ” Liria” , Qemal Krasniqi. Ofendon KF”Rahoveci” dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur ”Bugar”. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari FC “ Liria” . Qemal Krasniqi . Afati datë: 16.05.2023 ora 13:00.
Zyrtari i KFF “Malisheva“ , Besim Krasniqi . Në ndeshjen e javës së 17-të të U17 –vajzat KFF “Dukagjni”-KFF “Malisheva “ , në min 37 pas ndëshkimit me karton të kuq direkt të lojtares të KFF Malisheva Albina Berisha, tërheq nga loja skuadrën e tij KFF ”Malisheva” . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari KFF “ Malisheva”. Besim Krasniqi. Afati datë: 16.05.2023 ora 13:00. Pazullohet pa të drejtë ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 10.05.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 10.05.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku