Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.05.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 27-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Mjeku i FC ”Ballkani”, Hadi Hasanaj nr ID 024399M87. Në minutën 87, gjatë festimit të golit fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Ferizaj. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të
Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.
Përfaqësuesi zyrtar i KF ”A &N”, Eron Sylejmani nr ID.026275M01. Në minutën 87, konfrontohet me përfaqësuesin zyrtar të ekipit mysafir në mënyrë violente, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes A&N-Feronikeli 74 . Bazuar në nenin 40
paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.
Lojtarja e KFF ” Kosova VR ” , Shkurte Llumnica nr fanelle 12 dhe nr ID 010618F05 . Në ndeshjen e xhiros së 20-t të Superligës së vajzave KFF Kosova VR – KFF Malisheva , ndëshkohet më karton të kuq direkt. (ndërhyrje si lojtare e fundit ) .Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes KFF Kosova VR – KFF
Malisheva. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Trajneri i KFF ”Jakova” , Naim Kameri ndëshkohet me karton të kuq direkt për sjellje jo sportive, fyerje dhe protestë ndaj gjyqtarëve në ndeshjen e javes së 19-t të Ligës U 17 Grupi B vajzat , KFF Istogu – KFF Jakova . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.
Nd/trajneri i FC “ Prishtina “ , Jeton Berisha nr ID 015423M89. Në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës së juniorëve Prishtina – Llapi , ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.
Lojtari i KF “ LLapi “, Avni Selamni nr fanelle 22 dhe nr ID 000665M04. Në ndeshjen e xhiros së 29-t të Superligës së juniorëve Prishtina – Llapi , ndëshkohet me karton të kuq direkt (tentim sulmi). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ 2 Korriku “ , Amir Sekiraqa nr fanelle 5 dhe nr ID 000663M04. . Në ndeshjen e xhiros së 29-t të Superligës së juniorëve Ramiz Sadiku – 2 Korriku ndëshkohet me karton të kuq direkt (grushtim ). Bazuar në nenin 46. paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ 2 Korriku “ , Dion Demolli nr fanelle 10 dhe nr ID 010372M05 . Në ndeshjen e xhiros së 29-t të Superligës së juniorëve Ramiz Sadiku – 2 Korriku ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 24.05.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 24.05.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku