Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 31.05.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 36-të të Albi Mall Superligës, ndeshjes së barazhit të Ligës së Parë, Ulpiana – Liria si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë vendim:
Hapje e Procedurës

FC ”Ferizaj”. Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minuten 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte nërprerë ndeshja për dy minuta. Në minuten 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Ferizaj“. Afati datë 06.06.2023 ora 13:00.

FC”Liria”. Në minutat 4, 23, 32 hodhën mjete piroteknike tymuese, ndërsa para fillimit të pjesës së dytë, hodhën në fushën e lojës dy mjete piroteknike tymuese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana-Liria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Liria“ . Afati datë 06.06.2023 ora 13:00.

Nutricisti i FC ”Malisheva” , Erion Luta nr ID.000610M97. Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon dhe fyen rend gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nutrocisti i “ FC Malisheva “ , Erion Luta . Afati datë 06.06.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 31.05.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 31.05.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku