Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.06.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, Gjilani-Prishtina, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë:

V E N D I M

FC ”Prishtina”. Në minutën 17 të ndeshjes simpatizuesit e FC ’Prishtina’, hodhen mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës dhe prapa portës në anën jugore, për çka ishte ndërprerë ndeshja për rreth dy (2) minuta, ndërkaq në minutat 37,38,66 dhe 69 hodhen mjete piroteknike shurdhuese prapa portës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 14.06.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë:14.06.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku