Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.09.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dytë të Ligës së Dytë për edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve mori këtë vendim:
Hapje e Procedurës:
KF “Lepenci” . Lëshim në organizim të ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Dytë, Lepenci-Sharri zhvilluar me 03.09.2023 në Kaçanik . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I KF “Lepenci” . Afati datë 12.09.2023 ora 13:00.
KF “ Sharri” . Dëmtim të zhveshtores pas ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Dytë , Lepenci – Sharri zhvilluar me 03.09.2023 në Kaqanik. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “Sharri” . Afati datë 12.09.2023 ora 13:00.
Delegati Xhevat Dacaj, për shkak të neglizhences në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Dytë Behari- Podujeva zhvilluar me 02.09.2023 ne Vitomiricë. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegate Xhevat Dacaj . Afati datë 12.09.2023 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 08.09.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 08.09.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku