Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje Dukagjin Zefi – krzetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.04.2015 (ditë e enjte – ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluaranga ana e komesarëve të garave për të padisiplinuarit nga ndeshjet e zhvilluara të javes së fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve , konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këto
V E N D I M E
GAZMEND DAKA – zyrtar i klubit të futbollit RAHOVECI nga Rahoveci, për largim nga banka zyrtare e klubit, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje ndaj asistentit të dytë ) në ndeshjen e javës së XVIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Rahoveci – Ballkani e zhvilluar në Rahovec ( në mungesë të deklaratës ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga Gazmend Daka , afati date 07.04.2015 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
HASIP KASTRATI – lojtar klubit të futbollit KAOLINI nga Karaqeva me numër të librezës sportive 10034 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, për ndëshkim me karton të kuq ( tentim sulmi në gjyqtarin kryesor ) në ndeshjën e javës së XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – Kamenica – Kaolini grupi B e zhvilluar në Kamenicë ( në mungesë të deklaratës plotësuese )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nnga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( grumbullimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Hasip Kastrati , afati date 07.04.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
SHPEND MEHMETI – lojtar i klubit të futbollit VICIANUMI nga Vushtrria me numër të librezës sportive 1825 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ndaj gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së XIII-të të Ligës së dytë grupi A – kategoria e seniorëve Opoja – Vicianumi e zhvilluar në Dragash ( në mungesë të deklaratës plotësuese )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Shpend Mehmeti , afati date 07.04.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
FATJON ORUQI – lojtar i klubit të futbollit FLAMURTARI nga Prishtina me numër të librezës sportive 675/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafztje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së XVI-të të supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ë Flamurtari – Bardhi e zhvilluar në Prishtinë, ( në mumgesë të deklaratës plotësuese )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës – provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar Fatjon Oruqi, afati date 07.04.2015 ( Rregullorja disiplinor neni 31 ).
RIFAT PECI – lojtar i klubit të futbollit BARDHI nga Mitrovica me numër të librezës sportive 963/M dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafyztje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së XVIII-të të supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve Flamurtari – Bardhi e yhvilluar në Prishtinë ( në mungesë të deklaratës plotësuese )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor- kompletimin e provave – lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari pezulluar Rifat Peci , afati date 07.04.2015 ( Rregullorja disiplinor neni 31 ).
FLORENT AHMETI – lojtar i klubit të futbollit BARDHI nga Mitrovica me numër të librezës sportive 369/M dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje me brryl e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së XVIII-të të supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e junirëve Flamurtari – Bardhi e zhvilluar në Prishtinë ( në mungesë të deklaratës plotësuese )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar – plotësimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari I pezulluar Florent Ahmeti, afati date 07.04.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31)
KUSHTRIM SHABANI – lojtar i klubit të futbollit LLAPI nga Podujeva me numër të librezës sportive 268/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq ( sjllje josportive ndaj gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së XVII-të të supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve Drenica – Llapi e zhvilluar në Skënderaj ( në mungesë të deklaratës plotësuese )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit- kompletimin e provave – lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari I pezulluar Kushtrim Shabani, afati date 07.04.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
EDISON SELMANI – lojtar i klubit të futbollit DRITA nga Gjilani me numër të librezës sportive 7963 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ndaj gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së XVIII-të të supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve Flamurtari – Drita e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
MERGIM MALIQI – lojtar i klubit të futbollit DRITA nga Gjilani me numër të librezës sportive 301/Gj dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( për sjellje josportive ndaj gjzqtarit kryesor pas përfundimit të takimit ) të ndeshjës së javës së XVIII-të të supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ë Flamurtari – Drita e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratës plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me ndalesë loje për ë 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve , nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht nga dita e pranimit . Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 02.04.2015 Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.